Patenta merret edhe pa asnjë ditë kurs

Si merret një patentë pa kryer asnjë ditë kurs? Emisioni investigativ “Fiks Fare” nisi këtë të mërkurë transmetimin e fakteve mbi zinxhirin e sekserëve që të ndihmojnë për t’u pajisur me patentë pa bërë asnjë ditë kurs, asnjë ditë praktikë por duke paguajtur dyfishin e çmimit.

Gazetari i Fiksit u paraqit në autoshkollën A&B në Shkodër ku u interesua për t’u pajisur me patentë pa kryer asnjë ditë kurs, por thjesht duke i ofruar një para.

Në pamjet me zë dhe figurë të regjistruara nga kamera e fshehtë, shihet pronari i autoshkollës që pasi bën ‘Pazar’ i ofron një ulje meqënëse gazetari ishte me bashkëshorten e tij, që të dy për patentë.

Në përfundim u ra dakort për shumën 1 milion e 300 mijë lekë të vjetra për dy patenta me garancinë e vetë pronarit të autoshkollës së në ditën e testimit mjaftonte vetëm prezenca, edhe nëse lihej fleta bosh.

Pronari i autoshkollës merr menjëherë 700 mijë lekë të vjetra, ndërsa 500 mijë të tjera pas daljes nga provimi. Gazetari i Fiksit u paraqit në ditën e dhënies së testimit ku i ka dorëzuar pronarit të autoshkollës edhe 300 mijë lekë të vjetra të tjera.

Më pas ai është shoqëruar nga punonjësit e autoshkollës drejt provimit të teorisë me udhëzimin e qartë; hy, mos shkruaj asgjë, firmos dhe dil pas 20 minutash.

SHKARKO APP