Pati probleme në sallën e gjyqit, avokati ndërron jetë në spital

Avokati Gjovalin Ulndreaj ndërroi jetë në spital, pasi ishte ndjerë keq gjatë zhvillimit të një seance në Gjykatën e Apelit.

Ngjarja ka ndodhur në një prej sallave të gjykimit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, ku po zhvillohej një gjykim penal.

Avokati Gjovalin Ulndreaj, anëtar i Dhomës së Avokatëve Shkodër, merrte pjesë në cilësinë e mbrojtësit.

“Gjatë zhvillimit të gjykimit, avokati ka shfaqur probleme serioze shëndetësore, duke sjellë ndërprerjen e menjëhershëm të procesit dhe dhënien e ndihmës së parë nga personat e pranishëm, deri në mbërritjen e shërbimit të Urgjencës QSUNT Tiranë. Në vijim të komunikimit me familjarët e avokatit, u bë me dije se, fatkeqësisht avokati kishte ndërruar jetë në ambientet e spitalit”, thuhet në njoftim.

SHKARKO APP