Patos, elektricisti humb jetën teksa punonte në shtyllë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e sotme zonën e Marglliçit në Patos, ku një elektricist ka humbur jetën gjatë punës në një shtyllë elektrike.

Viktima është 46-vjeçari Ermal Debrova, i cili dyshohet se ishte duke kryer punime për montimin e një shtylle elektrike në momentin kur ka ndodhur aksidenti.

Pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, 46-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë. Ngjarja ka shkaktuar tronditje te banorët e zonës, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet përkatëse për të zbardhur rrethanat e incidentit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Paraprakisht dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur gjatë punës me shtyllën elektrike, por ende nuk janë të qarta shkaqet e sakta që çuan në humbjen e jetës së elektricistit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?