Patos, procedohen penalisht 12 persona për protesta të paligjshme

Policia e Fierit ka proceduar penalisht 12 persona, pasi akuzohen se organizuan protesta të paligjshme në Patos.

Sipas policisë “këta shtetas më datën 28.10.2016, ora 09:45, në aksin rrugor Fier-Krapës,  në vëndin e quajtur “Mbyet”, kanë marrë pjesë në një grumbullim të paligjshëm duke bllokuar qarkullimin e mjeteve dhe kanë kundërshtuar punonjësit e policisë së rendit për lirimin e rrugës nacionale.”

Personat e proceduar janë:

Swiss Digital Desktop Reklama
  1. A.B, 30 vjeç
  2. B.B, 59 vjeç
  3. H.B, 59 vjeç
  4. Xh.B, 62 vjeç
  5. D.B, 45 vjeç
  6. H.B, 57 vjeç
  7. T.B, 60 vjeç
  8. H.B, 54 vjeç
  9. P.Z, 49 vjeç
  10. E.Z, 24 vjeç
  11. I.H, 53 vjeç
  12. E.M, 33 vjeç, të gjithë banues në fshatin Mbyet.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Organizimi dhe pjesmarja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Mosbindje e urdhërit të punonjësit të policisë” parashikuar nga Nenet 262 e 242 të Kodit Penal./Ora News/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?