Patos, shpërthejnë dy puse nafte

Dy puse kanë shpërthyer në zonën naftëmbajtëse të Patos-Marinzës. Shpërthimi i gazit ka ndodhur në afërsi të një shkolle, në orë 06:00 të mëngjesit të së mërkurës. Shkolla është mbyllur, ndërsa nuk raportohet për nxënës të lënduar, ndërkohë që një ambulancë ndodhet në afërsi të fshatit Marinëz ku ka ndodhur shpërthimi. Zona është ndotur nga gazi i ëmbël, dhe ajri i rëndë ka bërë që banorët të evakuohen, ndërsa policia ka larguar banorët që nuk kanë pranuar të lënë banesat, duke pasur edhe konfrontime. Edhe pse banoret refuzojnë të largohen, evakuimi i banoreve vazhdon. Banorët kanë deklaruar se kanë vite qe kanë kërkuar që te merren masa. Policia dhe ekspertë kanë mbërritur pranë zonës ku ka ndodhur shpërthimi dhe po përpiqen të ndalin rrjedhjen e gazit. Ndërsa kompania Bankers do të bëjë vlerësimin e dëmeve të banorëve dhe më pas do t’i dëmshpërblejë Shpërthimet në këtë zonë nga puset e naftës janë të shpeshta, për këtë banorët e kësaj zone shpesh herë kanë ngritur shqetësimin e tyre në media, por ende nuk është marrë asnjë masë.

Njoftimi i Bankers mbi Rrjedhjen e Pakontrolluar të Gazit nga një Pus në Marinzë

Sot në mëngjes në ora 6.00, kompania Bankers Petroleum Albania Ltd aktivizoi planin e ndërhyrjes për emergjencat në përgjigje të një rrjedhjeje të pakontrolluar gazi natyror në një pus kur po kryheshin operacione shpimi. Nuk raportohen të lënduar. Gazi që ka rrjedhur është gaz i ëmbël dhe i padëmshëm megjithatë stafi operacional dhe i sigurisë i Bankers në bashkëpunim me qeverinë lokale, Albpetrol dhe policinë e shtetit ka marrë të gjitha masat paraprake duke përfshirë  edhe evakuimin e menjëhershëm të banorëve në zonën e prekur. Operacionet po vazhdojnë për ta ndalur pusin, për të kthyer banorët në shtëpitë e tyre dhe më pas për të filluar operacionet për pastrimin e zonës e prekur.

SHKARKO APP