Patosi kundër bashkimit me Fierin, kryebashkiaku Duro: Jemi të parët në qark për funksionalitetin

Bashkia Patos ka zhvilluar pasditen e kësaj të mërkure dëgjesën publike me qytetarët, në kuadër të konsultimit mbi reformën e re administrative-territoriale, e cila parashikon bashkimin e Patosit me Bashkinë Fier.

Dëgjesa u hap me fjalën e kryetarit të Këshillit Bashkiak, Armand Ahmetaj dhe pasoi me fjalën e kryebashkiakut Fatjon Duro, i cili renditi një sërë argumentesh se pse Patosi duhet të qëndrojë bashki më vete, duke theksuar funksionalitetin financiar, ekonominë, aksesin dhe kohezionin e territorit.

”Bashkia e Patosit për indeksin e funksionalitetit renditet e para në qark, me një diferencë të theksuar nga Bashkia e Fierit me të cilën do të bashkohet. Pra sipas vetë Komisionit, Patosi ka indeks më të lartë funksionaliteti se Fieri me të cilin do të bashkohet. Po ashtu edhe indeksi i performacës ekonomike të Patosit është nga më të mirët në rang vendi. Në qark renditet e para. Patosi borxhin e ka zero. Nëse do ecim me pjesën e investimeve, Bashkia Patos rendiet në qark e para dhe e treta në rang vendi. Në këtë tregues që ka shënuar vetë Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Territoriale. Duke parë të gjithë treguesit, bashkia Patos është shumë më lartë se të gjitha bashkitë e qarkut”, tha Duro.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 2599 (65%)
Jo 1398 (35%)

Vota totale: 3997