Patozi: Jam në krah të Tahirit, por ai duhet të na mbrojë nga sulmet

Kuvendi i Shqipërisë zhvillon seancën e radhës plenare ku pritet të miratohen edhe emrat e anëtarëve të Komisionit Parlamentar për dekriminalizimin.

Deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozit ka deklaruar se dënon sulmet ndaj ministrit Tahiri dhe është në krah të tij duke e mbështetur si politikan dhe si koleg.

“Por,  Tahiri nuk është aty që ta mbështesim ne sa herë ta sulmojnë, por që të na mbrojë ai ne nga këto sulme.

Vendi prej kohësh në darën e krimit të Organizuar, jetojmë në epokën e tritolit. Qeveria justifikohet se ka prekur mafian në kallo. Me këtë bilanc të zymtë njerëzia i bie që qeveria të lutet që qeveri të mos i biej më në qafë krimit. Solidaritet me Ministrin e Brendshëm, si politikan jam në krah të Saimir Tahirit.

Dënoj me forcë çdo akt dhune, por Tahiri nuk është aty që ta mbështesim ne sa herë ta sulmojnë, por që të na mbrojë ai ne nga këto sulme", tha Patozi.

Në vijim ai u ndal edhe tek situata në zonat e të përmbyturve ku theksoi se vendi nuk ka nevojë për një qeveri dhe një opozitë që të çojë ndihma, por të marrë vendime që do të përmirësojë jetën e tyre tani dhe  në të ardhmen

“Ne drejtohemi sot nga një qeveri që i jep medalje dhe dekorata vetes për vepra të pabëra. Para 1 jave Rama kishte vënë në gjoks një qingj, duke u mburrur. Edhe kreu i Kuvendit çoi zogjtë.

Njerëzit kanë nevojë që përmbytjet të mos kthehen në fatkeqësi për ta, sa herë zemërohet qielli. Kur t’i vizitosh merr me vete edhe vendimin për dëmshpërblim të plotë. Nuk kemi nevojë një kryeministër që çon dele apo ndonjë kryetar Kuvendi që çon zogj.

E njëjta gjë vlen edhe për furgonat me miell të PD. Jemi këtu për të hartuar ligje dhe miratuar vendime që i ndihmojnë njerëzit.” , theksoi Patozi. 

SHKARKO APP