Patozi: Të gjithë peshqit qelben nga koka. Jemi në stinë gjuetie, nuk dihet se në ujërat e kujt do të zërë rrjeta

Ish-deputeti Astrit Patozi ka ironizuar përdorimin e shumtë të fjalës ”peshqit e mëdhenj”, ku thotë se të gjithë qelben nga koka, jo vetëm ata që kapen në gjolin e komshiut. Po ashtu ai thekson se jemi në një stinë gjuetie, dhe se nuk dihet se në ujërat e kujt do të zërë rrjeta. ‘Se kur bie fjala për pellgun tënd e kanë fajin cironkat e Pogradecit dhe sardelet e Divjakës. Dhe kështu i bie që peshku të qelbet nga bishti, apo jo? Ndaj edhe mos u tundo kaq shumë, kur e ngre stekën lart, se mund të të bjerë kokës”,-shkruan në facebook Patozi.

Postimi i plotë

QELBEN TË GJITHË DHE NJËSOJ NGA KOKA

Swiss Digital Desktop Reklama

Dakord jemi, more udhëheqës, është e vërtetë dhe s’e luan topi që peshku nga koka qelbet. Por kjo vlen për të gjithë peshqit, jo vetëm për ata që kapen në gjolin e komshiut.

Swiss Digital Mobile Reklama

Se kur bie fjala për pellgun tënd e kanë fajin cironkat e Pogradecit dhe sardelet e Divjakës. Dhe kështu i bie që peshku të qelbet nga bishti, apo jo? Ndaj edhe mos u tundo kaq shumë, kur e ngre stekën lart, se mund të të bjerë kokës.

Dhe bëj kujdes kur përdor terma peshkimi këto ditë, sepse ngjan të kemi hyrë në një stinë e nxehtë gjuetie dhe nuk dihet asnjëherë në ujërat e kujt do të zërë rrjeta. Dhe do të jetë siklet i madh pastaj që t’i ndash peshqit në fajtorë dhe të pafajshëm, në varësi të vendit ku kapen.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?