Paundi nuk ndal vrullin, e mbyll javën në rritje – Euro e pandryshuar, zhvlerësohet Dollari

Mbyllja e javës në tregun valutor vendas nuk ka sjellë luhatje në vlerën e valutës europiane. Euro këmbehet sot në pikat e këmbimit valutor me 124.7 lekë, duke ruajtur kështu të njëjtat vlera të një dite më parë.

Në raportin e fundit për ekonominë e rajonit, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim thekson se zhvlerësimin i euros në tregun vendas mund të jetë rrjedhojë edhe e kalimit të paregjistruar të valutave jashtë kufijve.

Ndërkohë, monedha amerikane ka regjistruar luhatje të mëdha gjatë ditës së premte. Dollari është zhvlerësuar me plot 0.7 lekë për njësi kundrejt monedhës vendase. Tashmë valuta këmbehet sot për 109 lekë në blerje dhe 110 lekë në shitje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Krejt ndryshe paraqitet situata për paundin britanik, i cili e ka mbyllur javën i fortë ndaj lekut. Sterlina është forcuar me plot 0.8 lekë për njësi kundrejt monedhës vendase, duke u ngjitur kështu në kuotën e 142 lekëve. Megjithatë, shqetësimet lidhur me marrëveshjen Brexit vijojnë të jenë ende prezente.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sa i takon valutave të tjera, dollari australian është rritur me 0.4 lekë për njësi dhe këmbehet sot për 78.7 lekë në blerje dhe 79.5 lekë në shitje. Rritje ka regjistruar po ashtu edhe vlera e frangës zvicerane me 0.2 lekë për njësi kundrejt monedhës kombëtare. Ndërsa, dollari kanadez humbi 0.1 pikë kundrejt lekut, duke zbritur në kuotën e 83.4 lekëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?