Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 11:31 Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka kërkuar bashkëpunimin e opozitës për Reformën Zgjedhore. Por megjithatë, Balla tha se nuk do të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Pazari i humbur i Shkodrës”, një përqafim i përmallshëm me kohën përmes ringjalljes së kujtesës

Aktualitet E shtunë, 19 Korrik 2025 13:07
“Pazari i humbur i Shkodrës”, një përqafim i përmallshëm me kohën përmes ringjalljes së kujtesës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj

Në Shkodër asgjë nuk humbet, e aq më pak Pazari, një nga ikonat e kohjes dhe historisë së qytetit. Sepse në Shkodër, aty ku çdo gur rruge mban në vete një copë histori dhe çdo erë mëngjesi bart një aromë kujtese, u hap një dritare e re mbi të kaluarën, një ftesë për të ecur nëpër gjurmët e qytetit që di të jetësojë vlerat e veta.
Shkodra, qyteti i madhështisë së heshtur, i kinemave të para dhe katedraleve të shpirtit, qyteti ku fotografia nuk ishte thjesht një risi por një mënyrë për të ndalur kohën dhe për të rrugëtuar në kohë, njerëz dhe fate, përkatësi etnografike dhe kulturore, një qendër e artit dhe e frymëzimit që ka nxjerrë korifenj të mendimit e të krijimit, erdhi mbrëmjen së premtes një ekspozitë që ishte më shumë se një ngjarje kulturore, ishte dhe do të marrë statusin e një kremtimi të kujtesës kolektive.

Nëse do të ngjitesh në ndonjë nga çatitë e vjetra të Shkodrës dhe të sodisësh horizontin, do të kuptosh se ky qytet nuk është vetëm një vendbanim, por një kujtim i përjetshëm që endet mes Bunës, Drinit e Liqenit, si një simfoni që nuk resht së tingëlluar, së vërshuari në ujërat e kthjellëta dhe historitë e gjëmimshme. Dhe brenda kësaj simfonie, Pazari i Shkodrës ka qenë një nga akordet më të bukura.
Ai pazar, i cili lindi në ndërthurjen e rrugëve karvanore dhe rritjen e zanateve, nuk ishte thjesht një vend ku blihej e shitej. Ishte një shkollë qytetarie, një teatër i jetës, një ritual i përditshëm ku njerëzit jo vetëm shkëmbenin mallra, por edhe ide, këngë, përshëndetje e lajme. Aty jepej dorë fjala e besa, aty ruhej zakoni dhe lartohej arti i zanatit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në këto rrugica të pazarit, breza të tërë u formuan me ndjenjën e punës, të bukurisë, të saktësisë, sepse Shkodra ka ditur gjithnjë ta bëjë tregtinë të duket si një art më vete.
Ekspozita që u hap në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” nuk është thjesht një shfaqje objektesh të rralla. Ajo është një homazh ndaj qytetit dhe një bekim për kujtesën kolektive, që shpesh rrezikon të mbulohet nga pluhuri i harresës. Koleksioni i Palokë Lacës, i ruajtur me dashuri në Budapest, erdhi si një rreze që ndriçon një kohë tjetër. Në çdo objekt, në çdo artefakt, ndien aromën e pazarit, zhurmën e heshtur të gjerdanëve, shkrimin e dorës së tregtarit mbi një faturë të vjetër, përkujdesjen e mjeshtërve që endnin motivet e Shkodrës mbi pëlhura.
Ajo që të prek më shumë është mënyra se si objektet e etnografisë dhe fotografitë e papublikuara flasin mes tyre, si në një rrëfim intim. Çdo fotografi është një dritare ku sheh fytyra të veshura me kostume të kohës, karroca të mbushura me mallra, qirinj që ndriçojnë rrugicat, dhe mbi të gjitha sheh një Shkodër që di të jetë dinjitoze në çdo kohë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

E veçanta e kësaj ekspozite është se nuk qëndron vetëm te e shkuara. Në punimet e Jozef Martinit ndien pulsin e një Shkodre bashkëkohore që, pa harruar gjurmët, krijon motivet e reja. Jacquard-i i tij nuk është thjesht teknikë, është një poezi e endur me fijet e së kaluarës dhe të sotmes, një urë që lidh traditën me të nesërmen.
Kuratori Kim Knoppers ka ditur t’i japë ekspozitës një frymë të rrallë, një organizim që të shpie në një udhëtim shpirtëror, një shëtitje ku secili vizitor bëhet pjesë e atij pazarit të humbur, sikur ecën mes tezgameve të vjetra dhe sheh me sy të gjallë një qytet që di të jetësojë vlerat e veta.

Mund t'ju interesojë

Spitalet drejt një modeli të ri financimi dhe menaxhimi, Spahiu: Reforma vendos pacientin në qendër të shërbimit

Spitalet drejt një modeli të ri financimi dhe menaxhimi, Spahiu: Reforma vendos pacient...

Para 12 minutash
A do arrihet paqja në Ukrainë? Nis dita e dytë e bisedimeve në Abu Dhabi

A do arrihet paqja në Ukrainë? Nis dita e dytë e bisedimeve në Abu Dhabi

Para 44 minutash
Përkeqësohet moti, pezullohet deri të shtunën lundrimi i mjeteve të vogla në Vlorë

Përkeqësohet moti, pezullohet deri të shtunën lundrimi i mjeteve të vogla në Vlorë

Para 48 minutash

Në këtë ngjarje madhështore, fjalët e përfaqësuesve të institucioneve tingëlluan si bekime: Dr. Lajos Kemecsi nga Budapesti, znj. Martina Kasnyik dhe z. Reinout Vos nuk folën vetëm për artefaktet; ata folën për lidhjet që qytetet ndërtojnë mes tyre, për dashurinë që popujt i japin kujtesës dhe për faktin se një trashëgimi e tillë nuk njeh kufij.
“Pazari i Humbur i Shkodrës” është më shumë se një ekspozitë; është një pasqyrë e shpirtit të qytetit. Një qytet që nuk ka reshtur kurrë së krijuari, që ka ngritur ura mes Lindjes dhe Perëndimit, që ka ndërtuar me durim, që ka ditur të ruajë dhe të përcjellë me një shpirt të etur për dashuri dhe bashkëjetesë.
Dhe në këtë ringjallje, ne të gjithë gjejmë veten, si pasardhës të një trashëgimie që nuk shuhet.
Shkodra, qyteti i korifenjve dhe i artit, na kujton sot se çdo kujtesë e ringjallur është një dritë që na bën më të pasur, më të thellë dhe më të dinjitetshëm.

Në fund të kësaj shëtitjeje mes kujtesës dhe artit, mes objekteve që flasin dhe imazheve që frymojnë, mbetet një thirrje e butë por e fuqishme: Mos harroni!
Mos harroni se çdo gur, çdo vegël e vjetër, çdo copë pëlhure e gdhendur me motive të hershme bart një histori që ju përket. Mos harroni se Pazari i Shkodrës nuk është vetëm një kujtim i qytetit, por një pjesë e shpirtit shqiptar, një dritë që ka ndriçuar shekuj me radhë.
Breza të rinj, ju që ecni sot mbi rrugët e asfaltuara të Shkodrës dhe kalldrëmet që djersijnë mbrëmjeve duke vezulluar nën neone dhe hënë, kthejuni një herë kokën pas dhe dëgjoni jehonën e hapave mbi kalldrëm. Aty, në atë jehonë, do të gjeni përunjësinë e tregtarëve të dikurshëm, mjeshtërinë e artizanëve, krenarinë e qytetarëve që ndërtonin çdo ditë me dashuri. Merrni prej tyre frymëzim, merrni prej tyre forcë, sepse një qytet që harron rrënjët e veta humbet drejtimin, ndërsa një qytet që i kujton, ngjitet gjithnjë më lart.

Shkodra, kjo perlë e kulturës dhe artit, sot na kujton se kujtesa nuk është muze e heshtur, por një fushë e gjallë ku mbin frymëzimi.
Pazari i saj i humbur, i rikthyer në dritën e ekspozitës “Marubi”, është një testament i gjallë se e shkuara nuk humbet kurrë, nëse ka zemra që dinë ta ruajnë.
Le të jetë kjo ekspozitë një ftesë për të gjithë ne që të ruajmë me përkushtim atë që na bën të jemi.
Në Shkodrën e dritave, kujtesa është një det që nuk shteron. Dhe ne, çdo herë që e vizitojmë, bëhemi më të pasur, më të butë, më njerëzorë.

Etiketat e lidhura

albert vatajEkspozitaMarubishkodra
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën
Tani

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Elseid Hysaj ende pa skuadër, por mbetet një garanci në Kombëtaren tonë
Para 1 minute

Elseid Hysaj ende pa skuadër, por mbetet një garanci në Kombëtaren tonë

Balla flet për Veliajn: Betejën ta bëjë vetë, e kam mik por…
Para 8 minutash

Balla flet për Veliajn: Betejën ta bëjë vetë, e kam mik por…

Spanja kërkon ndalimin e TikTok për shkak të përmbajtjes abuzive
Para 9 minutash

Spanja kërkon ndalimin e TikTok për shkak të përmbajtjes abuzive

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 13 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 14 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 14 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.