PBDNJ: Narta u përmbyt

Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut ka kërkuar sot marrjen e masave nga institucionet për përmbytjet në zonën e Nartës në Vlorë. Zdhënësja e PBDNj-së, Ketrina Jarazi tha se “4 portat qe lidhin lagunën e Nartës me Selevecin te cilat ishin të hapura dhe sapo janë mbyllur kanë shkaktuar përmbytje masive artificiale dhe laguna është e tej mbushur”.

Ajo shtoi se institucionet shtetërore ne nivel lokal dhe qendror duhet të marrin masa për monitorimin sistematik të situatës për evitimin e përkeqësimit  të mëtejshëm të saj dhe daljes nga kontrolli. “Në të nijetin kohë kërkohet edhe marrja e masave te menjëhershme  për eliminimin e pasojave dhe normalizimin e kushteve për jetën e qytetarëve dhe komunitetit”,- tha Jarazi. 

SHKARKO APP