Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 28 Tetor 2026, 11:40 Sulmi nuk po funksionon, Juventusi thërret edhe sulmuesin shqiptar ndaj Genoas Juventusi do të sfidojë sot Genoan në kampionat, por trajneri Luciano Spalletti do të duhet të bëjë llogaritë me një numër të konsiderueshëm mungesash.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Izrael
  • Buxheti 2027
  • Zgjedhjet vendore
  • Berisha dhe PD
  • Grida Duma
  • Flavio Bolsonaro
  • Erion Veliaj
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Izrael
  • Buxheti 2027
  • Zgjedhjet vendore
  • Berisha dhe PD
  • Grida Duma
  • Flavio Bolsonaro
  • Erion Veliaj
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

PD: 260 mln dollarë i mungojnë buxhetit, por Rama tani ka edhe avion privat

Aktualitet E premte, 21 Shkurt 2020 10:24
PD: 260 mln dollarë i mungojnë buxhetit, por Rama tani ka edhe avion privat
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Partia Demokratike nëpërmjet Dorjan Telitit, drejtor i kabinetit në PD, ka deklaruar se “Dështimi i Edi Ramës me ekonominë është spektakolar. Buxhetit i mungojnë 260 milionë dollarë për shkak të korrupsionit, kontrabandës dhe rënis së konsumit, por treguesi i vetëm me rritje është luksi i qeverisë së Edi Ramës.”

Deklarata e plotë e PD-së

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Pjesëmarrja e votuesve në Izrael, 77.7 përqind!

Pjesëmarrja e votuesve në Izrael, 77.7 përqind!

Para 15 minutash
Studentët 16 ditë protestë, grumbullohen para Ministrisë së Arsimit

Studentët 16 ditë protestë, grumbullohen para Ministrisë së Arsimit

Para 26 minutash
Protesta para Ministrisë së Arsimit/ Dogjën kazanë dhe bllokuan qarkullimin, arrestohen dy persona në Tiranë

Protesta para Ministrisë së Arsimit/ Dogjën kazanë dhe bllokuan qarkullimin, arrestohen...

Para 50 minutash

“Dështimi i Edi Ramës me ekonominë është spektakolar. Me vendosjen e buxhetit të shtetit dhe pasurive të shqiptarëve në funksionin të pasurimit të vet dhe të një grushti oligarkësh, Edi Rama ka vazhduar ta rrënojë çdo vit ekonominë e familjeve shqiptare.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Me 260 milionë dollarë që i mungojnë arkës së shtetit për vitin 2019, kryeministri i votave të vjedhura është rekordmen i korrupsionit dhe paaftësisë.

Të kërkosh nga njëra anë ndihmë financiare nga donatorët ndërkombëtarë për demet e tërmetit dhe, nga ana tjetër, t’i shkaktosh vendit një tërmet korrupsioni me 260 milionë dollarë të munguar në buxhet, do të thotë tallje me shqiptarët dhe me vendet mike.

Analiza e të dhënave të sapopublikuara tregon për një gjendje alarmante të korrupsionit, kontrabandës dhe varfërisë. Nga 260 milionë dollarë, 190 mungojnë vetem nga doganat dhe tatimet.

Por Edi Rama është një dështim katastrofik edhe me treguesin kryesor të ekonomisë, tvsh-në. Çdo gjë flet për krizë konsumi, krizë ekonomike, korrupsion, evazion dhe paaftësi në qeverisje.

Paratë nuk vijnë në arkën e shtetit dhe pasojat janë të qarta. Nuk ka rritje pagash dhe pensionesh, shtresat në nevojë vazhdojnë të jenë të braktisura, investime ka gjithmonë e më pak. Investimet 2019 ishin edhe më keq se viti paraardhës.

Janë 34 milionë dollarë më pak investime në rrugë, në shkolla, në spitale, në bujqësi. Luksi qeveritar është i vetmi tregues me rritje në qeverine e Edi Ramës, të kalbëzuar nga korrupsioni.

Për zyra luksoze, hotele të shtrenjta, udhëtime me avionë privatë, fasada luksi janë shpenzuar rreth 20 milionë dollarë më shumë se një vit më parë, duke e shndërruar qeverinë e korruptuar të Ramës në simbolin e kap ça t’kapësh.

Shqipëria nuk e meriton këtë plaçkitje në grahmat e fundit të ketij pushteti të vjedhur e të korruptuar.

Shqiptarët meritojnë të kenë një jetë më të mirë, të sigurojnë mirëqenie dhe siguri për fëmijët. Me votën e lirë dhe zgjedhjet e lira e te ndershme do të mundësojmë shumë shpejt ndryshimin për të cilin vendi, ekonomia dhe çdo qytetar ka nevojë.

Me taksa te ulëta, me procedura te thjeshtuara dhe pa kontrollet abuzive gjobëvënëse, me luftë të hapur ndaj evazionit dhe çdokujt që abuzon me paratë e taksapaguesve të ndershëm, me mbështetje të duhur financiare ndaj sektorëve prioritarë, do të zhvillojmë ekonominë dhe do të sigurojmë mirëqenie për shqiptarët.”

Etiketat e lidhura

edi ramaPD
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Sulmi nuk po funksionon, Juventusi thërret edhe sulmuesin shqiptar ndaj Genoas
Para 6 minutash

Sulmi nuk po funksionon, Juventusi thërret edhe sulmuesin shqiptar ndaj Genoas

Pjesëmarrja e votuesve në Izrael, 77.7 përqind!
Para 15 minutash

Pjesëmarrja e votuesve në Izrael, 77.7 përqind!

Real Madridi kërkon falje ndaj Kinës për deklaratat e Mbappes: Respektojmë historinë dhe kulturën tuaj!
Para 21 minutash

Real Madridi kërkon falje ndaj Kinës për deklaratat e Mbappes: Respektojmë historinë dhe kulturën tuaj!

Studentët 16 ditë protestë, grumbullohen para Ministrisë së Arsimit
Para 26 minutash

Studentët 16 ditë protestë, grumbullohen para Ministrisë së Arsimit

Më të lexuarat

1 Berisha tregon kushtin për t’u larguar përfundimisht nga politika
Para 14 orësh

Berisha tregon kushtin për t’u larguar përfundimisht nga politika

2 Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj
Para 13 orësh

Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj

3 Komentuesi i shkruan: 240 mijë euro shpi me 1 vit deputete! Zegjine Çaushi tregon si qëndron e vërteta
Para 13 orësh

Komentuesi i shkruan: 240 mijë euro shpi me 1 vit deputete! Zegjine Çaushi tregon si qëndron e vërteta

4 Sherr për protestën dhe qeverinë/ Dudushi: Sillesh si emigrant i dorës së dytë! Shehaj: Militant
Para 14 orësh

Sherr për protestën dhe qeverinë/ Dudushi: Sillesh si emigrant i dorës së dytë! Shehaj: Militant

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.