PD asnjë leje te Policia e Shtetit për tubimin e së enjtes

Partia Demokratike ka njoftuar se ditën e enjte në ora 11:00 do të organizojë një tubim në kryeqytet.

Zyrtarët e saj janë prezent në media dhe dy herë në ditë përkrah një grupi të FRPD-së që proteston prej 3 ditësh te zyrat e Kryesisë së Kuvendit për dorëheqjen e Metës, por nuk kanë gjetur kohë të njoftojnë sipas ligjit, Policinë e Shtetit.

Burime zyrtare thanë për TemA-n se në adresë të forcave të rendit nuk ka mbërritur asnjë shkresë, siç duhet të ndodhte, për lejen e mbajtjes së tubimit, detajet, oraret, itenerarin që do të ndjekin protestuesit.

Gjithësesi duket se policia i ka paraprirë pregatitjeve për sigurinë e tubimit, nisur nga njoftimet në media për mbajtjen e tij.

SHKARKO APP