PD braktis Komisionin e Ligjeve. Bylykbashi: Po të jepte Meta dorëheqjen, hetimi do ishte ndryshe

Opozita e ka braktisur sërish Komisionin e Ligjeve. Oerd Bylykbashi ka deklaruar se është e kotë të diskutohet pa u zgjidhur çështja e dorëheqjes së Kryetarit të Kuvendit.

“Ilir Meta duhet të kishte dhënë dorëheqjen,- tha ai, që drejtësia të çonte më tej hetimin.

Në rast dorëheqjeje, hetimi do të merrte pistë tjetër. Ne paralajmëruam që kreu i Kuvendit do të ndikonte. Ndaj, ai vend duhet të zbrazet.”

Kryetari i Komisionit, Fatmir Xhafaj, iu përgjigj se vendimi varet nga prokuroria. “Prokuroria vepron si e çmon ajo të arsyeshme”, – tha ai.

SHKARKO APP