PD cakton 12 drejtuesit politikë për zgjedhjet në 2025, Kulluri: Rezultati nuk pritet të jetë ndryshe
Partia Demokratike nën drejtimin e sekretarit të Përgjithshëm, Flamur Noka ka mbledhur Kryesinë e Partisë si dhe janë bërë me dije se kush do të jenë drejtuesit politikë në 12 qarqet e vendit, në lidhje me zgjedhjet parlamentare të 2025. Politikani Edvin Kulluri tha se ekipi është i njëjtë, dhe rezultati nuk pritet që të jetë ndryshe nga zgjedhjet e kaluara.
”Është i njëjti ekip pune, të njëjtët njerëz, pse duhet që të ndryshojë rezultati këtë herë. Nëse dikush pret që Rama të qeverisë më mirë nuk mund të qeverisë më mirë se kaq. Ata thonë ky ishte më i forti dhe ne shkuam tek ky.
Se kuptoj pse i thonë parti politike, ajo ka moton ”lironi liderin e opozitës”. Nuk mund të jesh dhe kundërshtar i Ramës dhe pasdite të mblidhen poshtë ballkonit për të bërë revolucion. Çfarë regjimi do rrëzojnë këta? Këta janë bashkë”,-tha në ”Report Tv”.