PD dorëzon projektligjin për Reformën Territoriale, Bylykbashi: Propozuam 97 bashki
Nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashi dorëzoi sot projektligjin për Reformën Territoriale.
Bylykbashi tha se PD ka propozuar 97 bashki.
“Propozimi ynë do të ndjekë rrugën legjislative, kërkon së paku 84 vota. Ndarja të jetë me 97 bashki. Kush do që nuk e mbështet këtë ndarje nuk ka në interes të drejtat e shqiptareve. Reforma e 2014 ishte dështim total. Ekziston një draft me 94 bashki. Kërkojmë lustracion pas hapjes së dosjeve”, tha Bylykbashi.
Ky propozim duket i vonuar pasi Qeveria dhe PS nuk do ta pranojë këtë rindarje territori. Nëse grupi Alibeaj-Basha ka ndërmend të bashkohet në një front me PD e Berishës, siç edhe thonë formalisht, duhet ta mbështesë këtë propozim te Bylykbashit.