”PD duhet të riformatohet”, ish-deputetja Çupi: Partia është e përçarë, e lodhur dhe e mbyllur

Humbja e thellë dhe dërrmuese që PD-ja përjetoi në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, nuk do të kalojë lehtë. Berishës i duhet të përballet me kërkesën e demokratëve, të cilët kërkojnë riformatim të Partisë Demokratike. Zërave që kërkojnë ndryshim të strukturës, lidershipit dhe organizimit të partisë i bashkohet edhe ish-deputetja Dhurata Çupi.

”PD është në situatën më të vështirë në 34 vite të ekzistencës së saj. Sot është domosdoshmëri riformatimi i PD, sot kemi parti të përçarë, të lodhur, të mbyllur dhe duhet të bëjmë Parti Demokratike të hapur, përgjegjëse për nesër dhe alternativë qeverisëse për të nesërmen dhe të ketë në struktura dhe lidershipin e saj njerëz me vizion, të pakompromentuar dhe të kenë legjitimitetin e duhur”, deklaroi në një intervistë për Top Channel Dhurata Çupi.

Në situatën ku ndodhet partia, ish-ligjvënësja demokrate nuk është e mendimit që doktori të largohet. Për të, riformatimi duhet të ndodhë nën përkujdesjen e tij. ”Jam e bindur se formatimi i PD do duhet të bëhet në drejtimin e Sali Berishës. Nëse nuk është në drejtimin e tij sot në këtë moment ku jemi, ka gjasa që PD të shpërbehet keqas dhe të mos e marrë më njeri përsipër bashkimin”, shton Çupi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me mbylljen e kësaj etape, demokratët duhet të ndajnë mendjen nëse duan të ecin me liderin e vjetër apo me një kryetar të ri. “Ne duhet të jemi të qartë, PD kërkon një drejtim pa e personalizuar, ku të shikohet vizioni dhe legjitimiteti dhe të shikohet mungesa e kompromentimit me pushtetin. Ky duhet të jetë një individ që të drejtojë PD. Por nëse kërkojmë lider, sot e kemi gabim. Lider i PD është dhe mbetet Sali Berisha. Sepse të bëhesh lider duhet të kesh fituar disa sfida të mëdha politike, nuk bëhesh lider se ke fituar kryesimin e PD, do shumë punë. Ne sot po flasim për kryetarin e Partisë Demokratike, që të bashkojë demokratët, të ketë vizion për të ardhmen, të mos merret me të kaluarën, të hapë Partinë Demokratike”, thotë ajo.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?