PD e akuzoi, ministrja Nikolla tërhiqet: Të dhënat e prindërve nuk do kërkohen

Pas akuzave nga PD-ja se Ministria e Arsimit po mbledh të dhënat nga prindërit, MASR i është përgjigjur deputetes së PD-së, Albana Vokshi.

“MASR po krijon rrjetin e komunikimit në kohë reale me prindërit dhe mësuesit. Ky sistem do të rrisë transparencën dhe llogaridhënien e stafeve të shkollave kundrejt komunitetit të prindërve të cilët duhet të jenë sa më të përfshirë me sugjerime dhe këshilla duke qenë të informuar për çdo rezultat apo nismë. Për ta bërë efektiv dhe të sigurt këtë proces, është parë e nevojshme nga specialistët vendosja e NID si element sigurie, për të shmangur çdo gabim raportimi të të dhënave në emër dhe mbiemër që informacioni të jetë sa më i saktë dhe të shmang dublikimet”, thuhet në njoftimin e MASR.

Ministria e Arsimit, thotë se këto të dhëna nuk kanë asnjë qëllim të ndryshëm, por kanë një dhe vetëm një qëllim, informimin e prindërve se çfarë ndodh në çdo orë mësimi në çdo shkollë të Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Theksojmë edhe një herë, se të gjitha akuzat drejtuar këtij procesi janë të ulëta, në rastin më të mirë dhe dashakeqe ndaj institucioneve të dijes ku mësojnë fëmijët e shqiptarëve. Për të shmangur spekulimin politik me këtë detaj që është vetëm teknik, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë znj. Nikolla ka nxjerr urdhër për heqjen e kësaj kërkese”,vijon njoftimin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas MASR, ngritja e rrjetit të bashkëqeverisjes me prindërit dhe mësuesit edhe në mungesë të elementit NID.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?