Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

PD e çon në SPAK, i riu socialist: Kujdes kur më quani petal! E vërteta që nga Lushnja votova në Himarë

Aktualitet E enjte, 20 Shkurt 2025 20:03
PD e çon në SPAK, i riu socialist: Kujdes kur më quani petal! E vërteta që nga Lushnja votova në Himarë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Dasho Veizaj, i cili njihet edhe si ”Petalja më e bukur e trëndafilit socialist” për shkak të fjalimit, ka reaguar pasi u padit në SPAK nga ish-kandidati i opozitës për Bashkinë e Himarës, Petro Gjikuria. Kjo pasi për të i riu në mënyrë të paligjshme është zhvendosur si votues në Himarë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

”Në Lushnjë kam ndjekur arsimin 9-vjeçar dhe të mesëm, por kjo nuk ka ndryshuar kurrë vendbanimin tim ligjor, i cili prej 19 vitesh ka qenë Himara. Kjo është e drejta ime legjitime si qytetar shqiptar dhe askush nuk mund të më mohojë atë që ligji e njeh si të drejtë”,-sqaron i riu.

Mund t'ju interesojë

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Para 5 orësh
Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

Para 6 orësh
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit nga burgu

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit nga burgu

Para 6 orësh

Po ashtu i ka dhënë koment edhe frazës të tij që u bë virale. ”Një petale e një trëndafili mbetet gjithmonë e bukur, ndërsa një gjemb, nëse përdoret pa mençuri, nuk bën gjë tjetër veçse shpon dorën e atij që e mban. Pra, kujdes me metaforat”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Postimi i plotë:

Në një botë ku fjala e lirë është një bekim, por edhe një përgjegjësi, disa zgjedhin ta përdorin atë jo për të ndriçuar të vërtetën, por për të hedhur hije mbi të. Ata që ndërtojnë gënjeshtra nuk kanë për qëllim të informojnë, por të manipulojnë. Dhe për këtë, nuk mund të kem asgjë tjetër përveçse përçmimit. Të shpifësh është e lehtë, të ndërtosh të vërtetën është punë e mundimshme. Ata që i japin vetes të drejtën të luajnë rolin e gozhdës duhet të dinë se çekiçi i fakteve nuk i fal. Kam lexuar këto ditë në media se opozita e paska gjetur pas 7 muajsh shkakun e humbjes së zgjedhjeve lokale në Himarë. Paska qenë vota ime. Ndërsa humbësi i importuar nga organizata Panepirote paska bërë një kallëzim ndaj meje në SPAK, duke pretenduar se unë paskam manipuluar të dhënat e mia të vendbanimit për të votuar në Himarë.

Po, e dëgjuat mirë – një akuzë që është jo vetëm qesharake, por edhe një dëshmi e varfërisë mendore të atyre që kërkojnë të më baltosin. Peçua nga Amerika më akuzon mua, që përveçse me rrënjë e me degë jam nga Borshi, po kam vendosur që gjithë jetën time ta jetoj në Shqipëri. Unë i besoj drejtësisë dhe i besoj SPAK-ut, sepse e vërteta ime nuk ka nevojë për zbukurime apo mbrojtje – ajo qëndron e pastër dhe e palëkundur. Për ta bërë të qartë për të gjithë ata që duan të luajnë me fjalët: unë, që nga dita që kam lindur, kam qenë i regjistruar si banor i Himarës. Në Lushnjë kam ndjekur arsimin 9-vjeçar dhe të mesëm, por kjo nuk ka ndryshuar kurrë vendbanimin tim ligjor, i cili prej 19 vitesh ka qenë Himara. Kjo është e drejta ime legjitime si qytetar shqiptar dhe askush nuk mund të më mohojë atë që ligji e njeh si të drejtë.

Kam një emër Dashnor Veizaj dhe nuk kam nevojë të fshihem pas pseudonimeve apo epiteteve që shpik imagjinata e lodhur dhe e varfër e atyre që kërkojnë të më përbaltin. Por, siç thoshte Migjeni, “Njeriu që s’di, asht një kafshë; por njeriu që din dhe s’ban, asht një tradhtar.” Në këtë rast, ata që e dinë të vërtetën dhe sërish zgjedhin të përhapin gënjeshtra, nuk janë as kafshë, as njerëz – janë thjesht shërbëtorë të errësirës.

E qeshura është përgjigjja më e mirë ndaj absurditetit! Don Kishoti do të qeshte me të madhe me këtë farsë. Të akuzosh një person që ka votuar në vendin e tij të regjistruar ligjërisht është qesharake – një absurd që vetëm një mendje e errët mund ta prodhojë. Faktet janë të thjeshta dhe të verifikueshme: unë kam qenë gjithmonë banor i Himarës dhe e drejta ime për të votuar atje nuk ka qenë kurrë e diskutueshme. Por këtu vjen ironia më e madhe: në zgjedhjet e vitit 2024 në Himarë, përballë një kandidati shqiptar, garonte një pseudo-kandidat, një “kolloqithe”, i maskuar si mbrojtës i të drejtave të njeriut, por në realitet një marionetë e atyre që e përdorin Himarën për axhendat e tyre të errëta. Dhe ai garonte nën siglën e gërmadhës më të shpifur që ka njohur Shqipëria! A duhet të habitemi që ata që sot më sulmojnë ishin të njëjtët që mbështesnin këtë farsë politike?

Himara nuk harron thonë ata! Po Himra nuk harron! Nuk harron të kaluarën e saj, nuk harron persekutimet, nuk harron ata që kanë përdorur emrin e saj për interesa të errëta dhe, po ashtu, Himara nuk harron as “palikaret” që përpiqen ta quajnë Vorioepir. Pas fjalës sime në Kuvendin Rinor Socialist, më kanë quajtur “këllirë”, “kalama i lig”, “vegël qorre e Partisë Socialiste” etj. Nëse ky është arsenali i argumenteve të tyre, më vjen keq për varfërinë e mendjes që e ka prodhuar. Por gjithashtu më quajnë “petale e bukur e trëndafilit socialist”? Ironia këtu është dyfishe: së pari, është një përpjekje e dështuar e humbësve për të shmangur problemet e brendshme, të cilat pas 11 majit vetëm do të thellohen. Por, në të vërtetë, një petale e një trëndafili mbetet gjithmonë e bukur, ndërsa një gjemb, nëse përdoret pa mençuri, nuk bën gjë tjetër veçse shpon dorën e atij që e mban. Pra, kujdes me metaforat!

Në Kuvendin Rinor të Partisë Socialiste unë kam thënë një të vërtetë të thjeshtë: Të rinjtë janë pjesa më e bukur e partisë sonë dhe e simbolit të saj. Kushdo që kërkon ta përdorë këtë si armë kundër meje, tregon vetëm paaftësinë e tij për të kuptuar rëndësinë e brezit të ri. Dhe po, unë nuk ika nga Shqipëria, nuk ika për të kërkuar një të ardhme diku tjetër, por besova se kjo e ardhme mund të ndërtohet këtu, në vendin tim, me njerëzit e mi, për të cilët do të vazhdoj të luftoj. Idealet e mia nuk i tradhtoj dhe as nuk i nxjerr në shitje, siç bëjnë shumica e atyre që më kanë “analizuar” dhe baltosur mua në portale e kanale. Ditën flasin për parime dhe natën gjurmojnë çdo shteg të mundshëm për të përfituar si xhambazë të vërtetë.

Etiketat e lidhura

Dasho Veizaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 5 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 5 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 5 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 5 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 6 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

2 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 5 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

3 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 8 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

4 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 5 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.