PD e Fierit: Të hetohet Armando Subashi!
Ish- deputeti i PD Luan Baçi ka akuzuar kreun e Bashkisë Fier se ka vendosur një kriter për tenderat që kompanitë fituese ta blejnë brenda territorit të bashkisë.
Sipas Baçit, ky kriter në radhë të parë është i jashtëligjshëm dhe diskriminues dhe së dyti bëhet që kompanitë apo firmat e ndërtimit të blejnë aty ku do vetë kryebashkiaku Armando Subashi.
Më tej demokrati shton se vartësit e Subashit janë të detyruar të përcaktojnë këto kritere në shkelje të hapur me ligjin e prokurimit publik pasi ai i ka kërcënuar deri në largim nga puna.
STATUSI I LUAN BAÇIT
Bashkia e Subashit dhe Subashi i Bashkise gjithmon, jane ne pararoje te vjedhjes.
Nuk ndalen ne shpikjet e tyre, qe çdo qindarke te perfundoj ne xhepat e Subashajve
Ja nje nga kriteret qe ka vendosur, per tenderat ” Blerje Betoni ”
Çdo ,ndertim, pune, tender, qe çdo firme, do te beje te Bashkia e Subashajve, ka vendosur kriter te veçante :
Blerjen e betonit jane te detyruat ta bejne brenda territorit te bashkise, kjo qe ta blejne aty ku duan Subashajt, pavarsishte, se dhe çdo tender eshte i paracaktuar, por duhet, qe mos te humbasin asnje qindarke.
Vartesit e tij te bindur, percaktojne kritere, ne shkelje te hapur, me ligjin qe thot :
Parimet e përzgjedhjes
Ky eshte neni 2 i ligjit te prokurimit publik:
Përzgjedhja e fituesve të kontratave publike realizohet në përputhje me këto parime të përgjithshme:
a) mosdiskriminim dhe trajtim i barabartë i ofertuesve ose kandidatëve;
b) transparencë në procedurat e prokurimit;
c) barazi në trajtimin e kërkesave dhe të detyrimeve, që u ngarkohen ofertuesve ose kandidatëve.
Lexoni kriterin e vendosur nga vartesit e Subashit me urdher te ketij te fundit dhe presjon deri ne largim nga puna, siç pohojne dhe e dergojne vete informacionin, “sklleverit” e Subashit:
“2.3.4 Operatori ekonomik duhet te deshmoje qe ushtron aktivitetin e tij ne Bashkine e Fierit ose
kontrate te perkohshme bashkepunimi me nje subjekt qe operon ne Bashkine e Fierit per
prodhimin e betonit. Ne rastin e qeramarrjes, kontrata te jete e noterizuar dhe me afat
vlefshmerie te pakten sa kohezgjatja e marreveshjes kuader, objekt i ketij prokurimi”
A’ do te jete objekt kontrolli dhe hetimi, kjo shkelje e hapur e ligjit ne menyre te ndergjegjshme, per perfitime te paligjshme ?
Bashkia e Fierit eshte privatizuar tashme, ajo eshte kthyer, ne nje, paçavure ku vetem vidhet dhe plotesohen tekat e familjareve.
Qytetaret e Fierit, neperkemben çdo dite dhe mashtrohen me propaganden, bajate, te betonimit dhe llambave te kuqe, ne qender te qytetit, duke vjedhur 70 % te shumes te investuar.