PD e propozoi për Avokat të Popullit, Besim Ndregjoni: Berisha të tregojë se lojën e kujt po bën!

Besim Ndregjoni, drejtues i Unionit të ish-të përndjekurve politikë, një prej emrave të propozuar nga Partia Demokratike për Avokat të Popullit, akuzoi dy forcat e mëdha politike, PD dhe PS, se po bëjnë një lojë të turpshme. “PD-së dhe PS-së t’ju vijë turp që pas 30 vitesh, dy partitë kryesore kanë urrejtje ndaj antikomunizmit dhe bëjnë lojëra të ndyra, që Avokatin e Popullit të mos ia japin antikomunistëve. Ne nuk kemi nevojë për poste. I bëjmë thirrje Berishës: sot është dita të tregosh veten! Je me antikomunizmin apo je me komunizmin?!”, tha Ndregjoni.

Sot në mënyrë të çuditshme Berisha deklaroi se PD tërhiqet nga votimi sepse e quajti lojë të PS.

Sot komisioni i Ligjeve ka votuar këto kandidatura:

Swiss Digital Desktop Reklama

Adriana Kalaja 44 firma

Swiss Digital Mobile Reklama

Aranita Brahaj 35 firma

Besim Ndregjoni 34 firma

Endrit Shabani 35 firma

Skënder Haluci 30 firma

Tartar Bazaj 28 firma

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?