PD, Halim Kosova në Tiranë dhe Grida Duma në Durres

 

Po ndodh ajo qe patem paralajmeruar se PD do ti ndryshoje emrat ne minuten e fundit per te mos patur shume kohe PS. Kur ditët po kalojnë duket se Partia Demokratike ka ravijëzuar edhe kandidatët që do të garojnë për të djathtën në dy qytetet më të rëndësishme të vendit, Tiranë dhe Durrës. Burime  brenda selisë blu thanë se është pothuajse e vendosur që kandidati i opozitës në zgjedhjet e 21 qershorit për kryeqytetin do të jetë deputeti Halim Kosova. Mjeku mjaft i njohur gjinekolog ishte një prej emrave që mbërriti në fazën finale të seleksionimit nga baza. Duket se Kosova ka qenë favorit edhe pas sondazheve të kryera nga PD në kryeqytet ku ai i ka kryesuar ato.

Një çështje “e nxehtë” për PD-në ishte edhe bashkia e Durrësit pas kërkesës së Partisë Republikane për t’u prezantuar në këtë bashki me deputetin Agron Duka. Kanë qenë pikërisht sondazhet e fundit me qytetarët ato që kanë çuar drejt emrit të Sekretares për Marrëdhëniet me Publikun Grida Duma. Të njëjtat burime thanë se edhe Duma ka qenë mjaft e kuotuar në këto sondazhe.

Pritet që brenda pak ditëve kryetari i PD-së Lulzim Basha të shpallë publikisht listën e kandidatëve në 61 bashkitë e vendit. Për këtë janë duke u mbyllur edhe negociatat e fundit me aleatët.

Mbetet PS të jap sfidantin për Tiranën.

SHKARKO APP