PD i përgjigjet Metës: Gati për negociata të hapura me praninë e medias

Pas thirrjes së kryetarit të Kuvendit Ilir Meta që negociatat mes palëve të bëhen transparente dhe me praninë e mediave, Partia Demokratike është përgjigjur duke pranuar këtë kërkesë. PD ka vlerësuar propozimin e Metës dhe është gati që të ulet në tryezën e bisedimeve me negociatorët e mazhorancës dhe ekspertët e huaj të OPDAT dhe EURALIUS.

“Partia Demokratike vlerëson propozimin e Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta dhe shpreh gatishmërinë për t’u ulur menjëherë në tryezën e bisedimeve me negociatorët e mazhorancës dhe ekspertet e huaj për të konkluduar pozitivisht  me zgjidhje, për dy çështjet e mbetura, që u dakordësuan mbrëmë, e më pas papritur u zhbënë në orët e vona të natës.

Me qëllim që negociatat të jenë transparente dhe në sytë e mbarë shqiptarëve PD mbështet propozimin që këto negociata të jenë hapura për median.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zgjidhja është afër dhe Partia Demokratike është gati të japë edhe njëherë kontributin e saj pozitiv për një draft kushtetues sipas propozimit hibrid dhe në përputhje të plotë me Komisionin e Venecias.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shqiptaret nuk meritojne provokime të ulëta dhe as lojera politike me reformën në drejtësi, ndaj ftojmë mazhorancen të ulemi së bashku dhe të negociojmë në kushte transparence totale para shqiptareve për t’u dhënë zgjidhjen që ata meritojnë”, thuhet në njoftimin e selisë blu.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?