”PD i përket Berishës”, Paloka: Vendimi i Gjykatës, deligjitimoi si palë Bashën
Deputeti i PD-së së Rithemelimit, Edi Paloka thotë se vendimi për vulën e PD-së duhej të ishte zbardhur tre muaj më parë dhe se ishte Rama që inicio përçarjen e opozitës.
”Vendimi është marrë ka mbi 2 muaj 3 muaj, duhej të ishtë zbardhur tre muaj më parë. E gjithë kjo strategji për të zvarritur bën pjesë tek interesat e Ramës për të pasur këtë opozitë që ka. Sepse është ai që inicioi përcarjen e opozitës dhe më pas me mbështetjen e ish kryetarit të PD, Bashës vazhdoi këtë lojë dhe po e vazhdon sot e kësaj dite.
Vendimi i gjykatës është i qartë, aty praktikisht deligjitimohet si palë Lulzim Basha. Nuk është as marrëveshje as draft marrëveshje, ajo është një zbythje e Ramës thjesht për të njohur të drejta që ne na jep Kushtetuta. Kemi disa raporte ndërkombëtare, dhjetëra artikuj nga mediat prestigjioze ku kanë ngritur të njëjtat probleme siç kemi ngritur ne, të drejtat e opozitës në parlament.
Po të mos kishim protestuar ne në parlament, nuk do ti kishte kthyer kush sytë nga ne. Në raportet ndërkombëtare, këto cështje janë ngritur. Dhe në raporte të tjera ku Rama po quhet autocrat”.