PD kërkesë për interpelancë urgjente me Ministrin e Energjisë

Grupi Parlamentar i Partia Demokratike ka dorëzuar një kërkesë në Kuvend për interpelancë urgjente me Ministrin e Energjisë.

“I nderuar z. Kryetar i Kuvendit, Nisur nga situata ndërkombëtare e shkaktuar nga lufta në Iran, situatë e cila ka ndikuar në rritjen e

shpejtë të çmimeve të energjisë, vecanërisht të naftës dhe derivateve të saj;

Swiss Digital Desktop Reklama

Nisur nga fakti që Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) ka udhëzuar vendet e BE-së për përgatitjen për lëshimin në treg të naftës nga Rezervat e Sigurisë;

Swiss Digital Mobile Reklama

Nisur nga fakti se Komisioneri për Energjinë Zt. Dan Jorgensen, u ka kërkuar vendeve anëtare të Bashkimit Evropian të përgatiten për ndërprerje të mundshme në furnizimin me energji, përmes një letre drejtuar ministrave të energjisë,

Nisur nga fakti që Kryeministri ka folur për një model të ri për mbajtjen e Rezervës energjetike të sigurisë si dhe për themelimin e nje kompanie shtetërore që do të hyjë në tregun e tregtimit të naftës dhe derivative të saj;

Nisur nga fakti që situate ndryshon me shumë shpejtësi dhe kemi hyrë në një emergjencë të vërtetë të përballjes me këtë krizë;

Për sa më sipër, Shqipërisë i dalin përpra detyra të mëdha për përgatitjen për një krizë energjetike e cila do të kërkonte angazhim të madh shtetëror, e vecanërisht masa konkrete të Ministrisë së Energjetikës për cështje të garantimit të furnizimit me karburant, të menaxhimit të duhur të Rezervës së Sigurisë dhe të koordinimit institucional me BE dhe IEA.

Prandaj, duke pasur parasysh sa më sipër, në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, bazuar në nenin 80, pika 1 të Kushtetutës dhe nenin 96, pikat 1 dhe 2 të Rregullores së Kuvendit, kërkoj zhvillimin e një interpelance urgjente me Ministrin Energjetikës dhe Transportit, për të dhënë shpjegime dhe informacione lidhur me sa më lart.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?