PD kërkon ngritjen e Komisionit Hetimor për AKSHI-n, Bardhi: Kontrolli parlamentar duhet për mbrojtjen e interesit publik

PD kërkon ngritjen e Komisionit Hetimor për kontrollin e ligjshmërisë në funksionimin e AKSHI-t. Gazment Bardhi thotë se kjo është vendosur në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat.

Në një postim në Facebook, Bardhi thekson se gjithashtu grupi i PD kërkon edhe vlerësimin e sigurisë kibernetike dhe mbrojtjes së të dhënave të qytetarëve. Sipas tij kontrolli parlamentar është i domosdoshëm për garantimin e funksionimit demokratik të institucioneve dhe mbrojtjen e interesit publik

“Sot Grupi Parlamentar ndër të tjera vendosi që të kërkojë ngritjen e Komisionit Hetimor për kontrollin e ligjshmërisë në funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), si dhe për vlerësimin e sigurisë kibernetike dhe mbrojtjes së të dhënave të qytetarëve, përfshirë analizimin e rreziqeve për sigurinë kombëtare dhe detyrimet e Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s”, shkruan Bardhi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij kontrolli parlamentar është i domosdoshëm për funksionimin demokratik të institucioneve dhe mbrojtjen e interesit publik, teksa i bën apel mazhorancës të mos pengojë ushtrimin e kësaj përgjegjësie.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kontrolli parlamentar është i domosdoshëm për garantimin e funksionimit demokratik të institucioneve dhe mbrojtjen e interesit publik. Si një e drejtë kushtetuese e opozitës, apelojmë mazhorancën të tregohet e përgjegjshme dhe të mos pengojë ushtrimin e kësaj përgjegjësie”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet të nxjerrë PD dhe Opozita emrin e kandidatit për Kryeministër, por të mos jetë Berisha?