PD kundër SPAK, krimet elektorale në dorën e Prokurorisë së Përgjithshme

SPAK u vu në lëvizje për ngritjen e një strukture hetimore për krimet elektorale, në një kohë që zgjedhjet e përgjithshme janë më 11 maj. Demokratët kanë ndërruar mendje dhe nuk pranojnë që hetimi i krimeve zgjedhore t’i lihet në dorë Altin Dumanit.

”SPAK ka refuzuar të merret me krimin zgjedhor, ndërkohë që është ndërtuar si mekanizëm për të goditur një nga aspektet më të rënda si shitblerja e votës. Letrat nuk i duhen askujt për sa kohë nuk ka efikasitet. Janë shumë vonë, sa persona dënohen për krimin e korrupsion zgjedhor që ka filluar këtu dhe në Diasporë?”, thotë Bylykbashi.

Strategjinë për monitorimin e zgjedhjeve demokratët e presin nga Prokurori i Përgjithshëm, Osljan Çela. ”Dominancën e çështjeve e mbulon kjo prokurori dhe me fokus përdorimin masiv të shtetit, shtet elektoral. Kuadri ligjor i jep mundësi të mëdha sistemit të prokurorisë për të goditur paraprakisht krimin zgjedhor si atë të që po ndodh këtu dhe në diasporë”, shton Bylykbashi. Opozitarët i kërkuan Prokurorit te Përgjithshëm të ketë një monitorim të rrepte edhe mbi policinë së shtetit pasi e shkuara e afërt sipas tyre ka treguar që ne krime zgjedhore janë përfshire edhe police.

SHKARKO APP