FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

PD mbledh grupin parlamentar para seancës, ndryshon qëndrim për Kuvendin?

Partia Demokratike do të mbledhë nesër Grupin Parlamentar, vetëm një orë përpara zhvillimit të seancës së parafundit plenare të Kuvendit, duke lënë të hapur mundësinë e një ndryshimi të qëndrimit lidhur me pjesëmarrjen në Parlament.

Përmes një njoftimi, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, bëri të ditur se mbledhja do të zhvillohet në orën 11:00 në selinë e partisë, ndërsa seanca plenare është planifikuar të nisë në orën 12:00.

Sipas Bardhit, deputetët do të përgatiten për çdo skenar, në mënyrë që të jenë të gatshëm të marrin pjesë në seancë nëse kjo vendoset nga Grupi Parlamentar.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ditën e hënë, më 20 korrik, në orën 11:00 do të zhvillojmë mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së në selinë e partisë. Seanca plenare është caktuar në orën 12:00 dhe ne do të përgatitemi për çdo rast, nëse grupi vendos të marrë pjesë”, thuhet në njoftimin e Bardhit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lëvizja vjen pas dy seancave të fundit parlamentare, të cilat u bojkotuan nga opozita. Mospjesëmarrja e deputetëve demokratë shkaktoi diskutime edhe brenda radhëve të PD-së, pasi disa prej tyre u shprehën publikisht në favor të rikthimit në Kuvend dhe pjesëmarrjes në punimet parlamentare.

Mbledhja e së hënës pritet të përcaktojë qëndrimin përfundimtar të grupit lidhur me pjesëmarrjen në seancën plenare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?