PD mesazh vajzave dhe grave, Garo: Do të ndryshojmë cilësinë e jetës, edukimin dhe të ardhmen

Zëdhënësja e fushatës së PD-së, Floriana Garo, në një dalje për mediat, tha se me qeverisjen e kryeministrit Edi Rama, Shqipëria ka mbetur në vend-numëro. Garo i është drejtuar grave dhe vajzave duke u shprehur se Partia Demokratike do të ndryshojë cilësinë e jetesës, edukimit dhe të ardhmen e të rinjve. ”Edi Rama nuk ka bërë mjaftueshem për këto 8 vite që ka qenë në fuqi, por të paktën na ka dhënë mjaftueshëm arsye për të dëshiruar ndryshimin. Më 25 Prill ne do të votojmë Partinë Demokratike dhe Aleancën për Ndryshim, do të votojmë nr 9, për të risjellë shpresën”,-tha më tej Garo.

Deklarata e plotë

Gra dhe vajza shqiptare: Shqipëria ka ngecur 8 vite në vend-numëro me qeverisjen e Ramës. Ai na ka dhënë çdo arsye për të ndryshuar, për tu perpjekur në çdo mënyrë, për të ri-sjellë shpresën në Shqipëri.

Çfarë duam ne të ndryshojmë?

-Duam që familjet tona të kenë të garantuar minimumin e nevojshëm për të jetuar me dinjitet.

-Duam që ne të përfitojmë në vendin tonë një edukim cilësor dhe një profesion të cilin mund ta praktikojmë.

-Duam që një prind që punon fort, të jetë në gjendje të fitojë mjaftueshëm për të mbuluar shpenzimet e fëmijëve.

-Duam që fëmijët tanë ta shohin të ardhmen e tyre në Shqipëri.

-Duam që djemtë dhe vëllezërit tanë që kanë emigruar ta shohin mundësinë e kthimit në atdhe për të ndërtuar një jetë pranë familjes.

-Duam që qeveria të kujdeset për të gjithë, e jo vetëm për disa pranë saj.

-Duam që Shqipëria ti përkasë të gjithë shqiptarëve.

Rama nuk ka bërë mjaftueshem për këto 8 vite që ka qenë në fuqi, por të paktën na ka dhënë mjaftueshëm arsye për të dëshiruar ndryshimin.

Më 25 Prill ne do të votojmë Partine Demokratike dhe Aleancën për Ndryshim, do të votojmë nr 9 – për të risjellë shpresën.

Shqiperia fiton!

SHKARKO APP