PD në Fier nuk do të njohë rezultatin e 7 kutive në KZAZ 60

Partia Demokratike e Fierit, nuk do të njohë rezultatin e 7 kutive që po numërohen aktualisht në KZAZ 60, vetëm nga dy numërues. Në KZAZ 60, e cila është më e madhja në qytetin e Fierit, numërimi u ndërpre që në orën 12;30, kur nuk ishin numëruar as 24 kuti nga 97 të tilla.

Numëruesit e PD dolën me pretendimin se ndiheshin shumë të lodhur dhe vendosën që procesi të shtyhej në mëngjesin e së martës. Ndërkohë PS gjatë komunikimeve me KQZ deklaroi se do riniste procesin e numërimit duke respektuar kodin zgjedhor me dy numërues një i PS dhe një PSD, pasi ambientet monitorohen nga kamerat dhe numëruesit kanë edhe kamera në trup.

Sakaq u numëruan 7 kutitë e para vetëm me dy numërues, ndërkohë PD gjatë këtij procesi erdhi dhe tha se procesverbalin e këtyre 7 kutive nuk do ta firmosë dhe nuk do njohë rezultatin. Pritet përfundimi i këtyre 7 kutive që PD të fusë numëruesit saj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?