PD, në KQZ: Referendum lokal për lojërat dhe parkingun

Partia Demokratike ka depozituar tre kërkesa pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për referendum lokal. Kërkesa është depozituar nga Jamarbër Malltezi, i cili drejton Departamentin e Mjedisit në PD.

Kërkesa ka të bëjë konkretisht me parkingun nëntokësor tek Parku Rinia, ndërtimin e kompleksit të lojërave tek Liqeni Artificial, si dhe ndërtimin e objekteve social-kulturore dheadministrative në dy anët e Korpusit te Universitetit Politeknik

“Në kushtet kur janë marrë vendime që cenoje rëndë zonat e ndjeshme mjedisore, pa kryer proces të mirëfilltë të ndikimit në mjedis, jo transparente, pa konsultim me qytetaret siç kërkohet nga ligjet ne fuqi, është e domosdoshme që qytetarët e Tiranës të shprehen për këto vendime”, theksoi ai.

Në propozimin që ka dorëzuar PD, qytetaret janë ftuar të përgjigjen në pyetjet si vijon:

  1. A jeni dakord me vendimin nr. 67 datë 30.12.2016 të Këshillit Bashkiak për ndërtimin me koncesion të një parkimi nëntokësor tek Parku Rinia?
  2. A jeni dakord me vendimin për të ndërtuar objekte social-kulturore, universitare dhe administrative në dy anët e Korpusit të Universitetit Politeknik?
  3. A jeni dakord me vendimin për të ndërtuar parkun e lojërave në zemër të Parkut të Liqenit sipas vendimit nr. 1 datë 12.02.2016

SHKARKO APP