PD në Kuvend për arrestimin e Mark Frrokun

PD ndryshon kurs. Deputetët e opozitës do të jenë në sallën e parlamentit dhe do të votojnë pro kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme për të arrestuar Mark Frrokun. Ky vendim është marrë në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar të mbajtur mesditën e kësaj të mërkure. Po ashtu, deputetët do të marrin pjesë në seancën plenare të së enjtes edhe gjatë diskutimeve për projektligjet e rendit të ditës, ndërsa një pjesë e tyre do të denoncojnë në foltore problematikat e qytetarëve. Një tjetër projektligj që pritet të marrë votën pro të demokratëve edhe ai për përfaqësimin me 50 % të grave në parlament. Po ashtu grupi parlamentar i Partisë Demokratike vendosi se protesta e radhës e opozitës do të mbahet në orën 11:00 në qytetin e Shkodrës. Në seancën e shkuar parlamentare, opozita braktisi votimin për kërkesën e Prokurorisë që kërkoi autorizimin e Kuvendit për arrestimin e deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku në lidhje me historinë e atentatit që Doshi pretendon se ishte planifikuar gjashtë muaj më parë për vrasjen e tij dhe të demokratit Mhill Fufi, me udhër të kryeparlamentarit Meta. 

SHKARKO APP