PD nxjerr dokumentin: Qerim Ismailaj i dënuar me 3 vite burg për plagosje

Partia Demokratike ka publikuar sot dokumentin që tregon se kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj është i dënuar me 3 vite burg në Greqi.

Dokumenti u publikua nga Sekretari i Përgjithshëm të PD-së, Gazmend Bardhi, i cili deklaroi se prokuroria greke vërteton se kryebashkiaku i Mallakastrës është dënuar me 3 vite burg për plagosje. ”Sipas vërtetimit me nr. Protokolli 405 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Athinë, Edi Rama i Mallakastrës, Qerim Ismailaj, rezulton i dënuar me 3 vjet burgim nga Gjykata e Kios, më datë 25 Shkurt 2000. Ai është dënuar për kryerjen e veprimeve të dhunshme, plagosje (rrahje) dhe nuk e ka vuajtur dënimin për shkak të mosgjetjes në territorin grek”,-tha më tej Bardhi.

Përfaqësuesi i PD-së u shpreh se ashtu si rastet e tjera edhe Ismailaj ka falsifikuar formularin e dekriminializimit dhe duhet të shkarkohet nga detyra. “Njësoj si për Valdrin Pjetrin, Agim Kajmaku, apo Mark Babani, Edi Rama e di se edhe Qerim Ismailaj i Bashkisë së Mallakastrës ka fallsifikuar formularin e dekriminalizimit dhe duhet të largohet menjëherë dhe të shkojë përpara drejtësisë! Edi Rama e di se i përzgjedhuri i tij për Mallakstrën ka probleme me drejtësinë greke, por ai e ka fshehur të vërtetën. Ky është një fakt që Edi Rama e di shumë mirë, por po përpiqet të blejë kohë për kriminelin tjetër që i është zbuluar në bashki, këtë herë, duke falsifikuar dokumentet shtetërorë, siç është formulari i dekriminalizimit”,- tha Gazmend Bardhi.

Bardhi tha se sipas ligjit të dekriminalizimit, Qerim Ismailaj nuk mund të ushtrojë asnjë funskion publik, aq më pak të jetë kandidat për Kryetar Bashkie.

Një ditë më parë Qerim Ismailaj mohoi akuzat e PD dhe deklaroi se nuk ka qenë i dënuar më parë në Greqi.

Pas denoncimit të PD, Prokuroria e Përgjithshme nis verifikimet për kryetarin e bashkisë së Mallakastrës, Qerim Ismailaj

SHKARKO APP