PD pa busull në çështjen Doshi- Frroku. A ka pasur marrëveshje me Tomën?

 

Ka një non sens të madh në vendimin e opozitës për të qenë në sallë dhe për të votuar pro arrestimit të dytë të Mark Frrokut të kërkuar nga prokuroria.

Partia Demokratike njoftoi që do të votojë të enjten në Kuvend pro heqjes së imunitetit për deputetin Mark Frroku, të cilin Prokuroria e Përgjithshme kërkon ta arrestojë për llogari të drejtësisë belge. Në votimin e parë për heqje të imunitetit të Frrokut dhe Doshit, për llogari të dosjes “Doshi”, opozita u largua nga salla. E vetmja që votoi pro ishte deputetja Mesila Doda. Po atëhere cfarë ka ndryshuar? A po vërtetohen akuzat se PD-ja vepron me dy standarte? Se ajo kishte një marëveshje të fshehtë me Tom Doshin?

Të gjitha këto mund të jenë hipoteza, por një gjë të tërheq vëmendjen në veprimet e PD-së. në rastin e parë ata morrën vendimin e beftë për të bojkotuar seancën (disa thonë të diktuar nga Berisha gjë që e bëri Bashën të mos merrte pjesë në këtë mbledhje). Por pamvarësisht nga kalkulimet politike pretendimi i PD-së se një deputet nuk mund të votojë pa u njohur me provat e prokurorisë, qe i drejtë dhe i arsyeshëm. Mirëpo të gjithë e panë live mbledhjen e këshillit të mandateve për rastin Frroku. Edhe aty prokuroria nuk dha asnjë provë, asnjë fakt. Sipas kësaj llogjike, me të njëjtat argument, PD-ja duhet ta bojkotonte sërish seancën. Dhe njoftimi se nuk do ta bëjë këtë gjë përbën një problem. Ai i shndërron në nul argumentat e mosvotimit të parë dhe ngre dyshime se pse PD-ja veproi ashtu në rastin Doshi???

A eshte e vertete se Tom Doshi dhe Sali Berisha jane takuar bashke per te rrezuar Ilir Meten, politikisht? Kjo menyre e te vepruarit te opozites me dy standarte tregon se ka nje hije dyshimi ne lidhje me Doshin.

SHKARKO APP