Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

PD, Pampuri: Sistemi në kolaps, 53-vjeçari vdiq nga sorrollatja. Infektivi i tejmbushur

Aktualitet E diel, 25 Tetor 2020 11:33
PD, Pampuri: Sistemi në kolaps, 53-vjeçari vdiq nga sorrollatja. Infektivi i tejmbushur
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga selia blu,ish-deputetja e PD-së, Orjola Pampuri tha se sistemi shëndetësor është në gjendje kolapsi. Nga ana tjetër, ajo ka thënë se spitali Infektiv është i tejmbushur. Ajo theksoi më tej se vdekja e Lutfi Çekirit është një krim shtetëror, pasi ky i fundit humbi jetën nga sorrollatjen nëpër spitale. Ajo nënvizoi më tej se përgjegjësi i kësaj situate është vetëm kryeministri Edi Rama.

Deklarata e plotë:

Shëndetësia është në gjendje kolapsi! Në dyert e spitaleve Covid dhe në urgjencën e QSUT-së, 24 orët e fundit kanë qenë dramatike! Situata është totalisht jashtë kontrollit, shtretërit janë drejt ezaurimit, shërbimi është në ditët e tij më të këqija dhe pacientët po lihen në rrugë. Lajmi tragjik i humbjes së jetës së një babai 53-vjeçar pas 3 ditëve sorollatje të kota nëpër dyert e spitaleve, është klithma e alarmit!

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

I pashpresë, i rropatur dhe i drobitur, Lutfiu i ndjerë përcolli dhimbjen dhe emergjencën e situatës disa ditë me radhë edhe në media. Fatkeqësisht, zëri i tij i lodhur nga vuajtja ra në vesh të shurdhët. Ai nuk mundi të kurohej, duke lënë pas familjen e tij.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ndiqni dëshminë e një babai, që vdiq para syve tanë, sepse nuk mori dot shërbimin e merituar në dyert e spitaleve. Vdekja e Lutfi Çekirit nuk është thjesht një humbje jete rutinë. Është një krim shtetëror.
Përgjegjësia për këtë jetë të humbur është e qeverisë së të paaftëve dhe të pandjeshmëve!

Mund t'ju interesojë

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 3 orësh
Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Para 4 orësh
Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe izraelite

Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe ...

Para 4 orësh

Kjo situatë e paprecedentë ka shqetësuar dhjetëra mjekë dhe familjarë të pashpresë, të cilët na kanë telefonuar dhe na kanë bërë me dije se pacientët me Covid-19 janë drejtuar për te Urgjenca, pasi spitali Infektiv është i tejmbushur.

Kjo është e pafalshme! Kjo është alarmante! Kjo qeveri e paskrupull, e cila edhe në momentet më të vështira, nuk u përgjigjet qytetarëve, por vijon aferat korruptive dhe tenderat sekretë. Pasojat e kësaj papërgjegjshmërie dhe paaftësie ulëritëse janë ata njerëz të zakonshëm si Lutfiu i ndjerë, që e pësojnë me jetë indiferencën, arrogancën dhe zhvatjen e kësaj qeverie.Bashkë me kolegë të tjerë, kemi qenë tek i ashtuquajturi spital COVID 4, që në muajin korrik, për t’i tërhequr vëmendjen qeverisë të marrë masa urgjente.

Përgjigja e Edi Ramës dhe e Ogerta Manastirliut ishte vetëm propaganda, e cila ka mbjellë sot më shumë pasiguri në spitale, ka sjellë viktima të pafajshme, i ka lënë njerëzit në pamundësi për t’u mjekuar, duke i marrë edhe jetën.

Sot mund të dalin dhe të lajmërojnë se do të hapin Covid 3. Nuk është e mjaftueshme! Covid 3 më të vërtetë nuk është një spital. Është ish pavijoni i urologjisë, me një përshtatje bazike të 11 dhomave me nga 2 shtretër. Pra, ai mund të akomodojë vetëm 22 persona, pothuajse asgjë për numrin e lartë në rritje të të infektuarve. Është një zgjidhje vetëm për pak ditë, ndërsa situata pritet të përkeqësohet.

Përgjegjësi i vetëm për këtë gjendje është Edi Ramën, i cili refuzon me kryeneçësi të pranojë dështimin e vet dhe të marrë e të realizojë planin e paraqitur nga kryetari i Partisë Demokratike për përballimin e situatës.

I kemi treguar rrugën që në 11 mars, 2 ditë pas shpalljes së rastit të parë me COVID. Nuk bëri asgjë, përveçse nxori tanket në rrugë dhe gjobiti njerëzit!

I kemi kërkuar të hapë spitalet rajonale, të angazhojë mjekët e familjes, t’i trajnojë e t’i shpërblejë këta mjekë, që t’i vinë në ndihmë njerëzve, të lehtësojnë 2 spitalet Covid, në mënyrë që të mos ndërpritet trajtimi për kurimin e pacientëve të tjerë.

Nuk bëri asgjë! Edi Rama refuzon me kokëfortësi të marrë vendime në interes të qytetarëve, sepse ai as nuk di dhe mbi të gjitha, nuk do! Të dashur qytetarë, ju lutem, kujdesuni për veten në mënyrë maksimale, pasi Shqipëria nuk ka një qeveri. Ajo që shohim ne është një shfaqje teatrale me aktorë sharlatanë! Dhe pasojat janë jetë te humbura si e babait 53 vjeçar, për të cilin qeveria nuk ishte askund, kur ai kishte nevojë më shumë se kurrë. Për hir të një jetë të humbur nga dështimi i menaxhimit të situatës në spitale, Ogerta Manastirliu duhet të largohet! Nuk është një zgjidhje përfundimtare, pasi shefi i saj Edi Rama është përgjegjësi kryesor për këtë gjendje të mjeruar, por ai ka treguar me qindra herë se është i pandjeshëm për hallet e njerëzve.

Etiketat e lidhura

Orjola Pampuri
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 3 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 3 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 4 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 4 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 8 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 5 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 10 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 10 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.