PD për ndërkombëtarët: Të mirëpritur për zgjidhjen e krizës
Partia Demokratike nuk e konsideron tabu uljen në tryezë me Edi Ramën për zgjidhjen e krizës politike. Në një intervistë për ABC News, nënkryetari i PD, Edmond Spaho shprehet se kriza do të zgjidhet vetëm përmes dialogut dhe për këtë është i hapur për kontributin edhe të aktorëve politikë vendas por edhe të ndërkombëtarëve.
“Asnjëherë nuk kemi thënë që nuk zhvillojmë negociata me Edi Ramën si kryetar të PS-së. Gjithmonë e kemi theksuar se do të ulemi në një tryezë të spektrit politik ku sigurisht Edi Rama si kryetar i PS, do të ketë vendin e tij dhe do të paraqesë opsionet e PS për zgjidhjen e krizës. Asnjëherë nuk e kemi mohuar që zgjidhja do të vijë nga dialogu. Problem është që Edi Rama nuk pranon që ka krizë dhe për rrjedhojë nuk pranon as dialogun”.
KOHA JONË SONDAZH

