PD prezanton Luan Hakën para demokratëve, kandidati për bashkinë e Dibrës: Larg konfliktit politik

Partia Demokratike prezantoi sot zyrtarisht kandidatin për kryetar të bashkisë së Dibrës, Luan Haka. Para demokratëve, ai tha se do të qëndrojë larg konfliktit politik, teksa shprehu bindjen se demokratët e Dibrës janë të bashkuar.

“Në 6 Mars, do të kemi një proces demokratik zgjedhor për Kryetarin e Bashkisë. Unë, po aq sa krenar, jam edhe përgjegjës për rikthimin e dinjitetit në Dibër. Besimi për t’ju përfaqësuar , përveç kënaqësisë, më ka vënë mbi supe peshën për t’jua kthyer atë Dibër që po na e kalojnë dorë më dorë që nga 2015-ta.

Unë vetëm nuk mundem të fitoj. Unë bashkë me ju do të fitoj! Mua, përpara se të filloj rrugëtimin e fitores, më duheni ju! Ju, pa të cilët nuk do mund të bëja opozite dhe pa të cilët nuk e dëshiroj fitoren. Demokratët dinë të jenë vetëm të bashkuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Jam plotësisht i bindur që së bashku do ta ndërtojmë̈ Dibrën tonë. Dibrën e vjedhur, Dibrën e masakruar, Dibrën e varfër e të harruar. Dibrën, të cilës, ja kam shkelur çdo pëllëmbë, ia di hallet, jetoj në të, dhe di cfarë i duhet asaj. Modestisht , nëse ka diçka për të cilën do ja dija vlerë vetes si kryetar i ardhshëm i Bashkisë, është fakti se ndryshe nga ata që i sjellin nga Tirana e që Dibrës ja mësojnë rrugët vetëm kur ju vjen pushteti, unë di dhe cepin më të harruar të saj, qytetarin më të paushqyer, e rrugën më të pashkelur” – u shpreh Luan Haka gjatë prezantimit me strukturat në Dibër.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?