PD: Pse hesht SPAK-u për inceneratorin e Tiranës apo vjedhjet në Bashkinë Durrës?
Deklarata e deputetes së PD:
Tentakulat e mega-aferës së inceneratorëve shtrihen në qytete më të mëdha të Shqipërisë, në stilin tipik të organizatave mafioze, në një skemë të kopjuar pikë e presje nga Camorra.
Nga Tirana në Elbasan dhe nga Fieri në Durrës. Qyteti bregdetar, i kapur prej një dekade nga një klan mizor, edhe pse nuk ka një incinerator është futur në vallen që hidhet mbi shpinën e taksapaguesve shqiptarë.
Edhe sot kemi pesë pyetje për të gjithë të interesuarit, përfshirë këtu ata pas Sakos dhe ata pas SPAK-ut:
1- Si ka mundësi që edhe pse parashikohej me vendim që do mbyllej Porto Ramano, kryetarja e Bashkisë Durrës Emirjana Sako nuk gjeti asgjë zgjidhje se ku do shkonin mbetjet për një vit e gjysëm?
2- A u la me qëllim që të shkaktohej katastrofë mjedisore në Durrës, që të gjendej zgjidhja te “incenetarori” që nuk ekziston i Tiranës?
3- Si ka mundësi që kamionët edhe mbetjet e Durrësit vinin përpara se të kishte një marrëveshje zyrtare edhe shkarkonin mbetjet në landfillin, incenerator fantazëm të Sharrës?
4- Si eshte e mundur qe, duke pasur ne planin lokal te menaxhimit te mbetjeve te Bashkise Durres, 3 skenarë te mundshem per menaxhimin e mbetjeve si Landifilli i Sukthit apo i Gjepalajt, u zgjodh skenari me koston me te shtrenjte ne inceneratorin fantazem te Tiranes?
5-Kush i ka bërë negociatat nga ana e Bashkisë Durrës me Landfillin e Sharrës, dhe kush ka qenë nga pala tjetër? Si është arritur pagesa përfundimtare kur janë çuar mbetje me zero lek përpara kontratës duke e paracaktuar se cilën zgjidhje do bënte Bashkia?
Ne do të ngulim këmbë, me pyetje dhe kërkesë llogarie, deri kur dikush në SPAK të lëvizë dorën për ta vënë te plaga e 430 milion eurove dhe tek përgjegjësit e vërtetë.
Lefteri është në burg, por koka që qelbet vjedhje luan kryegardianin e përgjithshëm të Shqipërisë.
Me firmën e tij ndodhin të gjitha.