PD: Punonjësi i Bashkisë Patos dhunohet nga shefi i tij. Reagon Policia: Vijojnë hetimet

Drejtuesi politik i Rithemelimit për qarkun e Fierit, Luan Baçi, sot denoncoi se Bato Dalipaj një punonjës i bashkisë së Patosit, është dhunuar nga përgjegjësi i ndërmarrjes, Petrit Pëllumbi. Sipas Baçit, ai tha se persona që mbështesin Partinë Socialiste i kanë kërkuar Dalipajt që të plotësonte një formular ku të shkruante emrat e familjarëve që do të votonin për PS-në. Ai vijoi më tej duke shtuar se Dalipaj nuk e ka pranuar diçka të tillë dhe për rrjedhojë edhe goditur me grushta nga Petrit Pëllumbi.

“Kryeministri duhet të heqë dorë nga presionet dhe shantazhi, duhet s’del vete kryeministri po dalin të vegjlit e kryeministrit. Jemi në mes të fushatës dhe situata do agravojnë. Edi Rama e di që do të humbë se nuk ia voton njeri kandidatët problematikë dhe do që t’i marrë bashkitë me dhunë. I bëj thirrje OSBE/ ODIHR që të jetë në terren për të vëzhguar situatën”, tha Baci ndër të tjera.

Ndërsa Dalipaj shpjegoi sesi i kishin kërkuar të firmoste formularin me 10 emra si votues të sigurtë dhe sesi e kishin dhunuar pasi nuk kishte pranuar. “Më erdhi nga mbrapa, më tha çfarë the ti?! Të mbash mend më tha. Më kapi për fyti dhe më gjuajti direkt”-tha i dhunuari.

Kurse Policia e Fierit, thotë se vijojnë veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave të këtij rasti. Në përfundim të veprimeve procedurale, materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

REAGIMI I POLICISË SË FIERIT

Patos, Fier/Informacion paraprak: Rreth orës 16:10, shtetasi B. D., 55 vjeç (punonjës i ndërmarrjes së komunales, bashkia Patos), është paraqitur në Komisariatin e Policisë Fier, për të bërë kallëzim, duke pretenduar se në ambientet e punës, eprori i tij, shtetasi P. P. ka ushtruar dhunë fizike ndaj tij, për shkak nuk ka pranuar të plotësojë një formular.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kanë njoftuar menjëherë Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, dhe në prani të oficerëve të Policisë Gjyqësore, shtetasit B.D. po i merret dëshmia në lidhje me rrethanat e ngjarjes, si dhe po kryhen të gjitha veprimet procedurale.

Ndërkohë, vijojnë veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti. Në përfundim të veprimeve procedurale, materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

SHKARKO APP