Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

PD shton akuzat për mbetjet, Muçollari: Zyrat e shtetit nuk japin informacione. Anijet po kthehen!

Aktualitet E premte, 13 Shtator 2024 14:40
PD shton akuzat për mbetjet, Muçollari: Zyrat e shtetit nuk japin informacione. Anijet po kthehen!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Partia Demokratike akuzon qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama se po fshehin të vërtetën e trafikut e mbetjeve toksike. Anëtari i Kryesisë së PD, Grigels Muçollari thotë se zyrat e shtetit nuk japin përgjigje për kërkesat e opozitës lidhur me lëndët që dalin nga Porti i Durrësit.

Deklarata e plotë

Skandali i mbetjeve toksike u thellua edhe më shumë dje në Kuvend nga Kryeministri që fshehu të vërtetën e këtij trafiku të paligjshëm. Para deputetëve, para qytetarëve, Edi Rama gënjeu në sallën më të rëndësishme të vendit që është Parlamenti, kur tha se nuk ka as mbetje të rrezikshme, dhe as trafik të paligjshëm. E tha këtë, ndërkohë që në tryezën e tij të punës ka një raport të inspektoratit të mjedisit të datës 23.08.2024, që ka konstatuar, pasi shpërtheu skandali, se 20 mijë tonë mbetje të rrezikshme ishin këtu, dhe u eksportuan nga kompania që ka licencuar Ministrja Kumbaro.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Duke e pasur këtë dokument në zyrë, Edi Rama paturpësisht doli dje dhe e mohoi, gënjeu, dhe sulmoi mediat, opozitën dhe ‘Rrjetin e Bazelit’ që paskan krijuar alarm të rreme. Kur kreu i qeverisë mohon, fsheh të vërtetën, mashtron nga foltorja e Kuvendit, imagjino se sa transparencë mund të ofrojnë strukturat poshtë tij.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Me 21 gusht, i jemi drejtuar zyrtarisht institucioneve që kanë lidhje direkte me këtë rast, me kërkesë për informacion. I jemi drejtuar Portit të Durrësit, Drejtorisë së Doganave, Drejtorisë së Tatimeve, Ministrisë së Financave.

Mund t'ju interesojë

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 2 orësh
Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Para 3 orësh
Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe izraelite

Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe ...

Para 3 orësh

Përgjigja e tyre, këto shkresat këtu, në një mënyre të koordinuar, është pak a shumë e njëjta. Pra nuk është përgjigje, nuk jepet informacion. Vetëm kujdesen të thonë se nuk kanë asnjë përgjegjësi, dhe kujtohen të shtojnë se prokuroria ka nisur hetimin. Hetimi që ka nisur prokuroria nuk është mbrojtje që institucionet të mos japin informacion për punën dhe përgjegjësinë e tyre.

Drejtoria e Tatimeve është rast ekzemplar, pasi shprehet se nuk arrin ta identifikojë se për çfarë behet fjalë. Nuk e dallojnë ata, edhe pse ky është bërë tanimë një skandal ndërkombëtar. Porti i Durrësit thotë se ngarkim-shkarkimi është përgjegjësi e operatorëve privatë. Drejtoria e Doganave thotë se pasi ka marrë vesh lajmet, ka bërë kallëzim.

Ju bëjmë me dije drejtuesve te këtyre institucioneve se pengimi i deputetit në ushtrimin e funksioneve të veta duke mos vënë në dispozicion informacionin e kërkuar, konsumon elementet e veprës penale të shpërdorimit të detyrës. Në këtë papërgjegjshmëri kontribuoi dje dhe Kryeministri i vendit, duke kryer një shkelje të re, që është mashtrimi me dashje, lidhur me këtë trafik ndërkombëtar të mbetjeve të rrezikshme.

Edi Rama dje po ashtu akuzoi dhe ‘Rrjetin e Bazelit’, një organizëm ndërkombëtar me prestigj që ngriti i pari alarmin për këtë rast, akuzoi dhe qeverinë Italiane, dhe Tajlandën madje që i refuzoi ato ngarkesa, se të gjithë këta aktorë në koordinim me Opozitën, paskan bërë një komplot për të dëmtuar atë. Dhe pas kësaj lajthitje, e mori dhe në mbrojtje këtë trafik.

Konventa e Bazelit, të cilën e kemi detyrim edhe ne, përcakton se shteti nga ku kryhet tregti e paligjshme e mbetjeve, është përgjegjës. Anija po kthehet aty ku u nis, është rrugës, sepse Edi Rama nuk e manipulon dot ‘Rrjetin e Bazelit’, nuk e korrupton dot këtë organizëm.

Mbetjet, e ky trafik, janë përgjegjësi e qeverisë dhe e kryeministrit. Dhe sa më shumë vazhdon ai të fajësojë të tjerët, dhe median dhe opozitën, aq më shumë vetëdenoncohet si i përfshirë dhe i lidhur me këtë krim.

Etiketat e lidhura

mbetjePD
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 2 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 2 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 3 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 3 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 7 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 4 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 9 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

4 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 10 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.