PD, apel qytetarëve: Ky është momenti i Shqipërisë. Dilni dhe votoni!

Zëdhënësja e Fushatës së PD, Floriana Garo në një deklaratë për mediat, u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin për të votuar. “Qytetarë shqiptarë, dilni për të votuar dhe për të vendosur.
Kjo është një ditë e madhe për Shqipërinë”,- shprehet Garo në një dalje nga selia e PD.

DEKLARATË E PD, ZËDHËNËSJA E FUSHATËS , FLORIANA GARO

Po shohim një rritje të madhe të pjesëmarrjes në zgjedhje anekënd Shqipërisë. Kudo në Shqipëri qytetarët dalin të votojnë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo është një ditë historike feste për demokracinë. U bëjmë thirrje të gjithëve të dalin dhe të votojnë – të mos e humbin mundësinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky është momenti juaj. Ky është momenti i Shqipërisë. Dilni  dhe votoni!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?