PD vendos: Protesta para Parlamentit çdo të enjte deri në largimin e Metës

Aktivi i PD ka vendosur qe te kete protesta çdo ditë të enjte  para salles se parlamentit kur zhvillohen seancat parlamentare. Me sa duket situata politike po radikalizohet perdite e me teper dhe PD duket e vendosur qe te mos e lere te qete qeverine Rama deri ne rrezimin e Metes. Por a eshte ky nje projekt qe diten e enjte kur ka seance parlamentare te mblidhen demokratet qe te provokojne hyrjen ne parlament turma e mbledhur?

 

Po kështu do të zhvillohen protesta edhe në rang qarku. PD është e vendosur për të mos ndryshuar qëndrim ndaj ish-partnerit qeverisës. Kërkesa e opozitës për dorëheqjen e Metës vjen pas akuzave publike të deputetit socialist Tom Doshi, se Meta kishte paguar për të vrarë Doshin dhe deputetin e PD-së, Mëhill Fufi. Çështja ndërkohë po hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe shumë zyrtarësh të lartë janë paraqitur për të dhënë dëshminë e tyre. Si rregull një opozitë shigjetën e goditjes e drejton tek Kryeministri dhe qeveria e tij, ndaj fakti që e gjithë energjia e PD po drejtohet kundrejt Ilir Metës kryetar i Parlamentit mbetet të jetë ose inati që ai kaloi para zgjedhjeve të vitit 2013 me Edi Ramën, duke sjellë humbjen totale të Berishës ose siç po flitet prishja e ndonjë interesi të madh financiar në Keshillin Bashkiak të Tiranës prej mosrënies dakort të keshilltarëve të LSI për një projekt të madh koncensioni 35 vjeçar për parkingjet nga ku fitohej 21 milion lekë në orë për 35 vjet! Nuk besohet se PD ka marrë si kauzë një akuzë të pa verifikuar dhe që po hetohet nga Prokuroria përditë e në mënyrë korrekte,aq me tepër që përditë po duket nga faktet e informaconet se mund të dalë një gjë e sajuar për lojëra politike ose me ndonjë prapaskenë tjetër.

Gjithsesi jemi para një fakti të kryer ku PD do të protestojë përditë e kudo e sidomos ditën e enjte kur deputetët do jenë në sallën e Parlamentit. Diçka është menduar për të shkuar në një përplasje dhe për të hyrë me forcë populli demokrat në Parlament. Lulzim Basha,ndonëse ditën e enjte, fitoi pikë në opinionin publik dhe ndërkombëtar si një lider i ri me një vizion perendimor e ku si qellim ka kthimin në pushtet me metoda europiane; mbrëmë duket se nuk ka fituar lobi i tij , por e vjetra në PD. Ka fituar përplasja dhe konflikti.Mund të jetë Berisha që ka vendosur mbrëmë këtë stil opozite duke gjetur një sebep e jo një parim.Mundet që krahu konservator po bëhet mbizotërues në selinë blu.

Tashmë priten zhvillime të reja në përballjen opozitë-mazhorancë, ku nuk përjashtohen edhe skema të rrezikshme. Në fund qytetarët e thjeshtë janë ata që e “hanë” këtë përplasje të re.

 

 

 

SHKARKO APP