PD:”Çunat” e Tahirit djegin laboratorin e policisë shkencore. Zhdukin provat e krimit. Policia: Po hetojmë

 

Natën vonë ka marrë zjarr lobaratori i policisë shkencore, ku ruhen materialet e provat kunder krimit. Selia blu ka reaguar fort se po digjen provat nga Saimir Tahiri, kurse Policia sqaron se po hetojmë. Ja reagimet:

Shkruan Lulzim Basha

Zjarr ne Laboratorin Shkencor te Policise! Raportohet nga oficere te policise se zjarri eshte i qellimshem dhe ka pasur objektiv shkaterrimin e provave ne lidhje me drogen e konfiskuar ne disa operacione te fundit. Po behen perpjekje per ta fshehur kete akt kriminal.

Nga Sali Berisha (Facebook).

Oficeri dixhital informon: Çunat e krimit i vene zjarrin laboratorit te policise shkencore, zhdukin dosjet dhe provat materiale te krimeve

Oficeri dixhital informon se sonte naten, çunat e krimit i kane vene ne katin e dyte zjarrin laboratorit te policise shkencore ku mbaheshin dhe shqyrtohen provat e narkotikeve dhe dokumentat me te rendesishme te dosjeve te bandave, perfishire ketu deshmite e shumta per lidhjen me krimin dhe bandat e trafiqeve te Tahirit, qeveritareve dhe deputeteve te tjere te mazhorances se qelbesirave.

Te gjitha provat materiale jane bere shkrumb e hi dhe po keshtu pjesa derrmuese e provave shkresore dhe dokumentave te tjera te dosjeve te krimit! 

Njoftimi zyrtar i Policise se Shtetit


Rreth orës 02.15 minuta në Drejtorinë e Policisë Shkencore (godina e dytë Laboratorit Qendror të Kriminalistikës) e cila ndodhet brenda territorit të Gardës së Republikës, u konstatua një vatër zjarr.
 
Menjëherë u njoftua Salla operative e Policisë së Tiranës dhe shërbimi zjarrfikës, të cilët ndërhynë për izolimin dhe shuarjen e vatrës së zjarrit. Ndërkohë u njoftua zyra e Prokurorit të Përgjithshëm dhe në vendngjarje mbërriti Prokurori i gatshëm i Prokurorisë së Tiranës. U krijua grupi hetimor nën drejtimit e Prokurorit, me përbërje të ekspertëve të fushës, si: ekspertë të OSHEE-së, të shërbimit zjarrfikës, oficerë të Policisë gjyqësore të Komisariatit nr.2, si edhe specialistë të Hetimit të Krimit të SHÇBA-së.
 
Grupi hetimor po vijon veprimet për gjetjen dhe zbulimin e shkaqeve të zjarrit. Paraprakisht, grupi hetimor mendon se shkak i zjarrit është një shkëndijë elektrike në një kabëll në katin e dytë të godinës, në korridor.

Ndërkohë vijojnë verifikimet, në përfundim të të cilave do bëhen me dije shkaqet e zjarrit”

SHKARKO APP