PD:Gati të punojmë me mazhorancën, PS: Nesër të votojmë rezolutën

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste duket se janë në një mendje për miratimin e rezolutës së dy eurodeputetëve për një marrëveshje mes dy forcave politike. Në një deklaratë, PD ka shprehur gatishmëri për të filluar punën për rezolutën e përbashkët parlamentare.

“Partia Demokratike përshëndet deklaratën e negociatorëve të Parlamentit Europian dhe dy grupeve parlamentare PPE dhe PSE dhe falenderon eurodeputetet Kukan dhe Fleckenstein për angazhimin e tyre për zgjidhjen e krizës parlamentare.

Partia Demokratike konfirmon mbështetjen e plotë për Deklaratën e Parimeve dhe është e gatshme të fillojë menjëherë punën së bashku për rezolutën e përbashkët parlamentare.

Partia Demokratike përshëndet dhe mirëpret angazhimin e mëtejshëm të Parlamentit Europian dhe institucioneve të tjera të BE për mbështetjen në vazhdim, të procesit të normalizimit të jetës parlamentare”, thuhet në deklaratën e PD.

Nga ana tjetër edhe deputeti Taulant Balla është shprehur gati që nesër të votojnë rezolutën, duke shpresuar që këtë ta bëjë edhe PD.

“Përshëndesim qëndrimin parimor të dy eurodeputetëvë. Për ne deklarata e tyre është 100% me qasjen parimore që PE ka dhe që i takon tashmë kuvendit të Shqipërisa ta mbështesë. Ne jemi gati ta votojmë rezoluten bashkë me deputetët e PD nësër në kuvend. Le të shpresojmë që nesër PD të kthehet në punë dhe të votojmë këtë dokumenet”

SHKARKO APP