PDIU, fitore në të tre bashkitë e koalicionit të majtë

Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet (PDIU), ka arritur një rezultat të kënaqshëm 100% në këto zgjedhje lokale, pasi i ka fituar të tre bashkitë që mori si zona të lira nga koalicioni i majtë i ASHE-së.

Partia që drejtohet nga Shpëtim idrizi nuk ka zhgënjyer në asnjë nga 3 bashkitë që ka kandiduar, ku surpriza më e madhe u shënua në Peqin, një zonë e cila që prej vitit 2005 fitohej rregullisht nga demokratët.

Po ashtu PDIU fitoi me kandidatin e saj edhe Bashkinë e Konispolit me 700 vota plus. Ndërsa fitoja e tretë, erdhi në Rrogozhinë, ku Beqir Nuredini mundi me 304 vota më shumë kandidatin demokrat Eqerem Deliu.

SHKARKO APP