PDIU përshëndet fitoren e Beqirit në Konispol
Aktualitet E Martë, 13 Prill 2021 23:11
Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka përshëndetur fitoren e kandidatit Shuaip Beqiri në Bashkinë e Konispolit.
“Në Konispol fitoi çdo shqiptar, fitoi shqiptaria, fitoi fryma përbashkuese kundër ndasive artificiale dhe pro të mirës së përbashkët të qytetarëve”, thuhet në një komunikatë për shtyp.
Shuaip Beqiri, i përzgjedhur nga PDIU, ka garuar si kandidat i përbashkët i Aleancës për Shqipërinë Evropiane.