Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 4 Nëntor 2026, 08:52 Shpërthim me lëndë plasëse në një garazh në Lezhë, detajet e para Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse është regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit në qytetin e Lezhës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Berisha
  • Champions League
  • Ministri i Transportit
  • Zgjedhjet në SHBA
  • Sulm nga ariu
  • Rama
  • Kërcënime me bombë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Berisha
  • Champions League
  • Ministri i Transportit
  • Zgjedhjet në SHBA
  • Sulm nga ariu
  • Rama
  • Kërcënime me bombë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

PDK-ja e çon në Kuvend nismën për ndryshimin e ligjit për Specialen e Hagës

Aktualitet E hënë, 21 Shtator 2026 12:51
PDK-ja e çon në Kuvend nismën për ndryshimin e ligjit për Specialen e Hagës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka bërë të ditur të hënën se grupi parlamentar i kësaj partie ka proceduar në Kuvendin e Kosovës projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë.

Hamza, i shoqëruar nga deputetë të PDK-së, tha në një konferencë për media në objektin e Kuvendit se nisma vjen pas protestave të ditëve të fundit kundër aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ai sqaroi se nisma nuk synon mbylljen e Gjykatës Speciale apo pengimin e hetimit të rasteve për të cilat ajo është krijuar, përfshirë pretendimet për trafikim organesh, por ndryshimin e ligjit për të përcaktuar më qartë kufijtë e mandatit dhe kompetencave të saj.

“Projektligji përcakton se, kur një rast nuk hyn në këtë juridiksion, ai transferohet në Kosovë, së bashku me dosjen, provat dhe materialin e tij. Pra, drejtësia vazhdon, por vazhdon aty ku duhet të vazhdojë”, tha ai.

Sipas tij, një akuzë do të duhej të kishte lidhje konkrete dhe të drejtpërdrejtë me pretendimet për të cilat janë krijuar Dhomat e Specializuara dhe jo të përfshihej në juridiksionin e tyre vetëm për shkak të një lidhjeje të përgjithshme me luftën ose UÇK-në.

Për rastet që aktualisht janë në proces, Hamza tha se projektligji parasheh që procedurat të vazhdojnë në Apel sipas strukturës ekzistuese të Dhomave të Specializuara. Në rast se Apeli urdhëron rigjykim, sipas tij, ai do të zhvillohej sipas juridiksionit të ri dhe, kur të plotësohen kushtet, rasti do të transferohej në Kosovë.

Mund t'ju interesojë

Shpërthim me lëndë plasëse në një garazh në Lezhë, detajet e para

Shpërthim me lëndë plasëse në një garazh në Lezhë, detajet e para

Para 2 minutash
Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 4 nëntor 2026

Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 4 nëntor 2026

Para 5 minutash
Zgjedhjet në SHBA: Demokratët marrin kontrollin e Kongresit, goditje politike për Trump

Zgjedhjet në SHBA: Demokratët marrin kontrollin e Kongresit, goditje politike për Trump

Para 15 minutash
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Gjykata Speciale heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të kryera ndaj pakicave etnike dhe rivalëve politikë, të cilat përmenden në raportin e Këshillit të Evropës në vitin 2011, autor i të cilit ishte senatori zviceran Dick Marty.

Ky institucion gjyqësor ka mandat për krimet e pretenduara ndaj njerëzimit, për krimet e luftës dhe veprat tjera penale që ndërlidhen me pretendimet nga raporti i Dick Martyt, e të cilat pretendohet që janë kryer në periudhën prej janarit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Hamza tha se projektligji parasheh edhe mundësinë që organizata ndërkombëtare profesionale dhe të pavarura të monitorojnë punën e Gjykatës Speciale, përfshirë respektimin e të drejtave të të akuzuarve, standardet e gjykimit të drejtë, kushtet e paraburgimit dhe kohëzgjatjen e proceseve. Këto organizata do të raportonin para Kuvendit dhe publikut.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Hamza tha se PDK-ja ka diskutuar për këtë nismë me drejtuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës dhe u bëri thirrje këtyre subjekteve që ta mbështesin projektligjin.

“Kjo çështje i tejkalon përmasat e një subjekti politik, të një mandati, të një qeverisjeje, por këtu kemi të bëjmë me historinë e Kosovës dhe ne po kërkojmë që të ketë drejtësi, por mos t’i shkruhet historia”, tha ai.

Me 22 deputetët e saj, PDK-së i duhen edhe 18 nënshkrime të deputetëve nga grupet e tjera parlamentare për të siguruar 40 nënshkrimet e nevojshme për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme shkruan REL.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shpërthim me lëndë plasëse në një garazh në Lezhë, detajet e para
Para 2 minutash

Shpërthim me lëndë plasëse në një garazh në Lezhë, detajet e para

Roma vendos një rekord negativ pas përmbysjes dramatike nga Manchester United
Para 4 minutash

Roma vendos një rekord negativ pas përmbysjes dramatike nga Manchester United

Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 4 nëntor 2026
Para 5 minutash

Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 4 nëntor 2026

Zgjedhjet në SHBA: Demokratët marrin kontrollin e Kongresit, goditje politike për Trump
Para 15 minutash

Zgjedhjet në SHBA: Demokratët marrin kontrollin e Kongresit, goditje politike për Trump

Më të lexuarat

1 Lapaj: Veliaj në vend që të çojë lekë në Amerikë, të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë
Para 10 orësh

Lapaj: Veliaj në vend që të çojë lekë në Amerikë, të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë

2 Promovimi i romanit të Ben Blushit ishte si miting
Para 13 orësh

Promovimi i romanit të Ben Blushit ishte si miting

3 Lobimi i Veliajt në SHBA arrin në rreth 550 mijë dollarë
Para 13 orësh

Lobimi i Veliajt në SHBA arrin në rreth 550 mijë dollarë

4 Berisha: Jam gati të bashkohem edhe me Arlind Qorin që të largojmë kryeministrin Rama!
Para 9 orësh

Berisha: Jam gati të bashkohem edhe me Arlind Qorin që të largojmë kryeministrin Rama!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.