Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 09:09 Kaos global nga ndërprerja e Microsoft, miliona përdorues mbeten pa akses në shërbime Një ndërprerje masive në sistemet e Microsoft ka shkaktuar kaos në mbarë botën, duke lënë miliona përdorues pa akses në shërbime thelbësore si Outlook…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

PE diskuton për hapjen e negociatave, Von der Leyen: Vendim pozitiv para samitit të Zagrebit

Aktualitet E martë, 14 Janar 2020 19:28
PE diskuton për hapjen e negociatave, Von der Leyen: Vendim pozitiv para samitit të Zagrebit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidenca kroate dhe Komisioni Europian synojnë të bindin të gjitha shtetet anëtare për rëndësinë e hapjes së negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut para samitit të Zagrebit në 6 dhe 7 maj. Në seancën plenare të Parlamentit Europian, kryeministri kroat Andrej Plenkoviç dhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen kanë insistuar sërish mbi rëndësinë e hapjes së negociatave me të dyja vendet.

“Vendet e Europës Juglindore nuk kanë ku të shkojnë tjetër. Ato nuk do bëhen shtete anëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kinës, apo Rusisë. E vemtja rrugë para tyre është Europa. Politika jonë duhet të strukturojë këtë marrëdhënie në një mënyrë serioze. Nëse politika jonë krijon përshtypjen se Ballkani Perëndimor do jetë gjithnjë paradhomë e Bashkimit Europian, kjo nuk do jetë e dobishme. Vendet do devijojnë, do të braktisin objektivat, do humbasin motivimin për reformat. Hapja e negociatave nuk është anëtarësim. Eshtë një proçes teknik i gjatë, i rreptë dhe i monitoruar. Ndaj, ndryshimi i metodologjisë dhe progresi i dy vendeve shpresojmë të na çojnë në sukesin e samitit të Zagrebit”, deklaroi kryeministri kroat, Andrej Plenkovic.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ndërsa presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen ka theksuar se brenda disa javësh do të jetë gati një strategji e re për hapjen e negociatave.

“Që samiti i Zagrebit të jetë një sukses ne duhet të bëjmë përpjekjet tona. Ndaj, ne do të paraqesim një strategji të re brenda disa javësh, në mënyrë që të diskutojmë modernizimin e procesit të zgjerimit, por pjesa më e rëndësishme është që  t’u japim miqve tanë të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë një perspektivë për hapjen e negociatave. Ata kanë përmbushur kushtet që u kemi kërkuar, ndaj tani është koha për ne që t’u japim një perspektivë të vërtetë”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Për këtë qëllim, presidenca kroate, Komisioni Europian kanë mbështetjen e shumicës së shteteve anëtare dhe shumicës së dërrmuese të Parlamentit Europian, me përjashtim të grupimit të ektremit të djathtë.

“Ne jemi shprehur qartë, që vendimi i këshillit Europian për moshapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë ishte një vendim dritshkurtër. Ne shpresojmë që grupimi socialist do të flasë me miqtë e tye danezë, që grupimi i liberalëve do të flasë me Francën dhe që do të bindin ato shtete anëtare që hezitojnë ende pêr rëndësinë e hapjes së negociatave me dy vendet”, deklaroi kryetari i grupit EPP në PE, Manfred Weber.

Mund t'ju interesojë

Kaos global nga ndërprerja e Microsoft, miliona përdorues mbeten pa akses në shërbime

Kaos global nga ndërprerja e Microsoft, miliona përdorues mbeten pa akses në shërbime

Para 4 minutash
Devijohet një korsi në autostradën Tiranë-Durrës, ARRSH nis sot punimet

Devijohet një korsi në autostradën Tiranë-Durrës, ARRSH nis sot punimet

Para 12 minutash
Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

Para 34 minutash

Ndërkohë kryetarja e grupit S&D në PE vlerësoi prioritetin e për hapjen e negociatave.

“ Ne gëzohemi që ju e keni vendosur si prioritet zgjerimin e Bashkimit Europian dhe hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninê e Veriut dhe Shqipërinë”, tha Iratze , kryetare e grupit S&D në PE.

“Ju na thoni që doni të hapni negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, atëherë që të gjithë shohin që këto vende edhe pse janë partnere dhe vende mike janë të gangrenuara nga korrupsioni dhe të ndikuara nga grupimet islamiste qofshin këto të Arabisë Saudite apo Turqia dhe nuk përmbushin asnjë kusht për anëtarësimin në BE. Dhe tani, pas vetos së vendosur në tetor, fatkeqësisht Emmanuel Macron na thotë që qënka gati për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, tha ndër të tjera, Nicolas Bay, zv/ kryetar i grupimit të djathtë ID i PE.

Shtetet që duhen bindur plotësisht lidhur me hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë mbeten Franca, Holanda dhe Danimarka./abcnews.al

Etiketat e lidhura

komisioni europiannegociatatPE
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kaos global nga ndërprerja e Microsoft, miliona përdorues mbeten pa akses në shërbime
Para 4 minutash

Kaos global nga ndërprerja e Microsoft, miliona përdorues mbeten pa akses në shërbime

Duka pas suksesit ndaj Finlandës: Një mbrëmje fantastike, tani të mbyllim rrugëtimin me sukses ndaj Bjellorusisë
Para 7 minutash

Duka pas suksesit ndaj Finlandës: Një mbrëmje fantastike, tani të mbyllim rrugëtimin me sukses ndaj Bj...

Shpërthim në Ngushticën e Hormuzit: cisterna me LNG godet minë detare, dhjetëra anije të sulmuara në nëntor
Para 10 minutash

Shpërthim në Ngushticën e Hormuzit: cisterna me LNG godet minë detare, dhjetëra anije të sulmuara në n...

Arabia Saudite kërkon nga BE-ja ta shpallë Huthët organizatë terroriste, Brukseli heziton
Para 11 minutash

Arabia Saudite kërkon nga BE-ja ta shpallë Huthët organizatë terroriste, Brukseli heziton

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 9 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 14 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Itali-Francë: Pio Esposito shkruan historinë, trium me përmbysje i Axurrëve
Para 10 orësh

Itali-Francë: Pio Esposito shkruan historinë, trium me përmbysje i Axurrëve

4 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 17 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.