Pedagogët e vaksinuar, ministrja Kushi: Vijon procesi tek studentët

Seanca dëgjimore me ministren e Arsimit, Evis Kushin në komisionin e edukimit përfundoi në përplasje mes mazhorancës dhe opozitës teksa u vu në dukje edhe fryma e krizës së brendshme politike të PD. “Mos na transferoni këtu krizën. Qepeni gojën. Mos provokoni. Lëni ministren të flas”.

Tema e mbledhjes sot ishte në lidhje me masat e marra për zhvillimin normalisht të vitit të ri akademik. Ministrja Kushi deklaroi se vaksinimi i pedagogëve ishte prioritet për të rikthyer mësimin fizikisht.

“Nga muaji maj e deri më sot pothuajse të gjithë pedagogët janë të vaksinuar”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shqetësimi i të dy kampeve ishte përqindja e ulët e vaksinimit te studentë. Sipas ministres së arsimit politikanët nuk janë aq të besueshëm sa vetë studentët e vaksinuar për të kryer ndërgjegjësimin e të rinjve të pavaksinuar. “Ende procesi i vaksinimit vijon për të rinjtë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?