Pedagogia shqiptare vjen nga Suedia për protestën, thirrje diasporës: Koha për bashkim kombëtar

Sindi Shere, pedagoge në Suedi, ka ardhur në Tiranë për t’iu bashkuar protestës për Zvërnecin. Gjatë pjesëmarrjes së saj në tubim, ajo është shprehur në mbështetje të protestuesve dhe ka bërë thirrje për më shumë bashkim kombëtar, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së natyrës dhe interesit publik.

Protesta në Tiranë ka vijuar për disa orë dhe ka mbledhur qytetarë, aktivistë dhe përfaqësues të shoqërisë civile që kundërshtojnë projektin në zonën e Vlorës.

”Kam vite që jetoj atje. Mu desh që të vija rrufe, jo vetëm që të kërkoj mbrojtjen e trojeve, por anë e mbanë na vjen turp që jemi shqiptarë, për shkak të politikanëve tanë. Do ta lë vendin atje dhe do të vij këtu. Jam e prekur emocionalisht, kjo është e padurueshme, që të lënë vendet dhe të vinë këtu. Është momenti për bashkim kombëtar”, tha ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 2403 (62.6%)
Jo 1185 (30.9%)
Nuk e di 250 (6.5%)

Vota totale: 3838